Albania

“Ngjarja në Kavajë nuk ka lidhje as me PS, as me fushatën/ Shqetësimin e krijon Meta, i cili nuk lë gur pa luajtur që të nxisë tension

TIRANË, 20 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “ngjarja e Kavajës ishte një zënkë mes njerëzve që s’kishin asnjë lidhje me asnjë komponent të programit të fushatës elektorale, e cila u shfrytëzua menjëherë, njësoj siç ka ndodhur historikisht nga ana e PD-së”.

“S’ishte Saliu, ishte Luli dhe ai njeriu ndryshe që papritur u shfaq përsëri siç është Partia Demokratike dhe siç është njeriu që kontrollohet nga Sali Berisha, që është komplet një kukull e Sali Berishës. Ilir Meta nga ana tjetër e tensionoi më shumë situatën duke folur jo si president, po si prokuror. Ndërkohë doli sot burri i botës dhe qartësisht nuk ishte kushëriri im, qartësisht nuk ka lidhje me PS, nuk ka lidhje as me fushatën. Personi është aktivist i njohur i PD-së dhe motivet e sherrit janë banale dhe shqetësimin e krijon Ilir Meta i cili ditë-natë nuk lë gur pa luajtur që të nxisë tension, sepse e di shumë mirë që LSI do të dali me këpucët e kuqe të Monikës në zgjedhje, dhe Lulzim Basha si një bedel, shkon atje edhe përsërit skena”, theksoi Rama gjatë një interviste televizive.

“Për një parkim u plagos një njeri dhe ç’lidhje ka këtu kryetari i PD-së?! Ajo që ndodhi nuk është faj i PD-së, unë nuk jam si ata që të them se për këtë mban përgjegjësi PD, sepse njerëzit e PD-së gjuhen me armë me njëri-tjetrin, nuk është faj i PD-së. Çdo parti ka gjithëfarë lloj njerëzish, sepse partia është një familje e madhe ku ka të gjitha llojet e niveleve të kategorive të njerëzve dhe ka dhe njerëz që janë pa shkollë, gjaknxehtë, por kjo nuk fajëson gjithë partinë. Po ti të marrësh përsipër të përdorësh atë incident banal për të ngritur një tymnajë se këtu po bëhet luftë kundër opozitës, është thjeshtë një bedel i Sali Berishës, që ka bërë gjithë jetën këtë punë, që nga bomba te ‘Vefa’, deri tek vrasja e Azem Hajdarit dhe deri te gjërat më banale që i ka kthyer në gjëra politike”, u shpreh Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude