Një person tenton të vrasë veten me kallash në zonën e njohur si Zhupan në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se personi, i ri në moshe ndodhej brenda një banese, së bashku me disa persona të tjerë dhe ka vendosur armën në pjesën e fytit, në tentativë për të kryer vetëvrasje.

Mësohet se ai ka pasur një konflikt, cka e ka çuar drejt këtij veprimi.

Ende nuk dihet sa persona ndodhen me banesën që mësohet se nuk është e personit që tentoi vetëvrasjen. Në vendin e ngjarjes, n dodhet policia që po negocion me personin e armatosur.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb