Albania

Ngjarje e rëndë në Florida/ Vritet në sy të dy fëmijëve të mitur e reja shqiptare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida, SHBA, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në një makinë. Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasen Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra. Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil ka pohuar për mediat amerikane se një telefonatë 911 erdhi rreth orës 17:30 pasdite të së shtunës ku thuhej se një personi ishte qëlluar. Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren të vdekur brenda një makine nga një plagë e dukshme me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin të padëmtuar, por të tmerruar. “Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha e prekur oficerja e policisë.

Aktualisht policia vazhdon të hetojë të dyshuarit e mundshëm për krimin e rëndë që i mori jetën shqiptares. Policia iu ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të raportojnë nëse kanë të dhëna mbi ketë ngjarje. Ndërkohë, mësohet se e reja shqiptare kishte emigruar prej kohësh për një jetë më të mirë në SHBA, ku ishte vendosur në Florida. Mësohet se shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekzekutuar babain në Shqipëri. Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe arsyet se si ka ndodhur krimi në fjalë, ndërkohë që policia amerikane po heton.

Football news:

Gian Piero Gasperini: It is useless for Atalanta to look at the scudetto. Inter, Milan and Napoli stand out
Lewandowski's scoring streak of 19 matches for Bayern was Interrupted. He has been scoring since February
Muller was ahead of Rummenigge and with 218 goals came to the 3rd place in the list of the best scorers of Bavaria
Reims coach Garcia may replace Koeman in Barcelona
Tebas about the World Cup every 2 years: Complete madness and a mistake. Violation of the football ecosystem
Two new investigations are being conducted against the President of Angers in the case of sexual violence
If Mbappe has any quality, it is modesty. Pochettino on the words of coach Metz about Kilian