Albania

Nje homazh per Doktor Panajot Bogën në ditëlindjen e tij

Doktori i famshëm i ortodedisë Panajot Boga, sot ka ditlindjen. Ai u nda nga jeta disa muajë më parë.

E shoqja e tij, Lejla Sejdini Boga,  ka bërë sot një dedikim prekës për burrin me të cilin ndau 30 vite të jetës së saj.

“Panajoti sot ka ditëlindjen. është hera e parë, që po e përkujtoj e vetme. Pa të, vetëm me kujtimin e tij, dhe të ndarë në dy botë të ndryshme….Qaj mbi nje var te mbuluar me dhe që nuk e di, nëse lotët e mi , mund të depërtojnë në qënien e tij.

Ditlindja e tij kishte hyrë në gëzimet tona, me mesazhet e shumta, që merrte si urime dhe përfundonte me një drekë mes miqsh në Volorek…Por çe do!!!!! 

Nuk deshi kurrë vëmendje për vete.Gjithmonë i heshtur, në hije për sa i takonte atij. Dhe drejt hijes shkoi qete- qetë, pa u ankuar e pa kërkuar kurrë një gjë, pa zhurmë, pa tërhequr vëmendjen e askujt… pa thënë një fjalë.

Ndoshta diçka kishte parandjerë, por asnjëherë të vetme nuk më la të kuptoja as mua, as djemve, se vdekja po e pergjonte.

Më mungon shumë, një jetë e pa kuptimtë pa të. E ndjej në çdo hap ,kudo që shkel, është pjesë e energjisë time. Kudo që shkoj, njerzit ulin kokën në heshtje, me një shenjë respekti dhe dhimbje njëkohësisht. 

Nuk mësohen dot me ndarjen tonë, me mungesën e pranisë së tij. Kur kthehem në shtëpi, çdo gjë më duket e zezë, me ndjekin vetëm fotografitë e tij në çdo cep të shtëpisë. 

Ndjej kudo mbrojtjen e tij, vetëm  me flet pa më folur, ashtu si  në orët e fundit të jetës së tij, që një buzëqeshje fare e lehtë, që munda ta kuptoj vetem une, e zhduku ne perjetesi. Prezenca e Gencit, qe e donte aq shume nuk e ndali.

Sa kujtime.Vetmi ngado. 

Malli nuk e mposht ngurimin, për të rimarrë ato udhëtime, ku çdo moment ka një kujtim një kënaqsi të përbashkët, një kafe, një intimitet të bukur, gjithnjë i pranishëm, por dhe gjithnje e vetmuar.Heshtje , frymoj ne shurdherine time. 

Sa pak dhe sa shumë jetë me të, kur e jeton jeten aq intensivisht, kur nuk ke dëshirë të ndahesh as një minutë me të, kur gjeje gjithnjë diçka për të thënë, kur gjithnjë ndjeheshe e përkëdhelur nga fati, kur gjithnjë ke menduar ,se ke gjetur veten tënde të dytë në univers, kur jeton thjesht, bukur pa tepëri, por me dashuri për njërëzit dhe vlerat njerëzore. Kur jeta dhe ndjenja gjejnë njëra tjetrën, shpirtërat gjejnë paqen e amëshuar. Përsëri bashkë, të ndarë në dy gjysma. E desha dhe do ta dua deri në fund të jetës. Këto fjalë më dolën nga një mendje dhe zemer, qe vlerat dhe mungesa e Tij po e cfilisin…..Kjo eshtë jeta, nuk e ndryshoj dot, kam në dore vetëm të jetoj me nder, si jetoi ai dhe për Të.

Football news:

Conte on 4:3 with Fiorentina: impressed with Inter's attack. We didn't have enough balance, we paid for it
Zidane about 3:2 with Betis: real can get better and will. A difficult game, but we believed in winning until the end
Dest said goodbye to the Ajax players and will fly to Barcelona today (Gerard Romero)
Vidal made his debut for Inter in the match against Fiorentina
Barcelona will only consider Zinchenko if Firpo leaves
The referee after VAR for a foul on Jovic removed defender Betis Emerson
Lampard replaced Kepu, but got 0-3 from West Brom in the first half. Then Chelsea got together and gave a comeback of the weekend: only the pupils scored