Albania

Një nga shqiptarët më në formë të momentit, Çokaj tregon idhullin e tij: Cana më rrënqethte mishin

Enis Çokaj është nga futbollistët shqiptarë më në formë të momentit. Tashmë, është kthyer në një lojtar të domosdoshëm për Lokomotivën e Zagrebit, duke dalluar me paraqitjet e tij në mesfushë.

Futbollisti që më parë ka provuar të luaj edhe si i huazuar për Laçin në Kategorinë Superiore, në një intervistë për “Fansat e Futbollit Shqiptar”, ka treguar idhullin e tij në kombëtare, si dhe shprehet se është herët që të krahasohet me Abrashin.

“Huazimi tek një ekip si Laci ishte eksperienca më e mirë e mundshme që mund te merrja në kampionatin shqiptar. Falë kësaj eksperience arrita të fitoj edhe vendin e titullarit tek Lokomotiva Zagreb. Laci është një ekip me disiplinë dhe strukturë të mirë organizuar. Dua të gjej rastin te falenderoj edhe njëherë stafin drejtues dhe presidentin.

Për sa i përket Besnik Prengës dua të them se nëse jam këtu, është edhe falë tij, prandaj do i jem gjithmonë mirënjohës. Pastaj Kombëtarja është ndjenjë e veçantë për mua. Kur vesh fanellën e Kombëtares ndjehem tjetër njeri dhe ndjej dyfish përgjegjësi. Kam zhvilluar pak ndeshje me U-21, si dhe kam qenë në listën e pritjes së Kombëtares A. Por detyra ime është vetëm punë, punë, punë dhe durim…besoj se do vij edhe mundësia ime që ta realizoj ëndrrën time, që të përfaqësoj kombin tim.

Krahasimi me Abrashin? E kam dëgjuar shpesh (qesh), ndoshta për shkakun e shpirtit luftarak dhe stilit të lojës. Më pëlqen kur e dëgjoj, por ende herët të bësh krahasime të tilla. Për mua do të ishte nder ta zëvendësoja Abrashin. Idhulli im te Kombëtarja ka vetëm një emër, do të ngelet gjithmonë Lorik Cana. Grinta e tij, shpirti luftarak, ndjenja dhe emocionet që i përçonte kombit më kanë rrënqethur mishin. Një idhull për t’u ndjekur edhe nga brezat e ardhshme”, u shpreh Çokaj.

Football news:

Mourinho about the Europa League: Ask Hamilton if he wants to win Formula 2
Manchester City will play in the Champions League. CAS has accepted the appeal
Carragher on the Premier League: Liverpool can repeat success, but need transfers
In Romania, the 19-year-old goalkeeper hit two penalties, but both times the referee asked to Interrupt. The Keeper threw a fit and left
Solskjaer on De Gea: He won the Premier League, the FA Cup, the Europa League, the League Cup, but it's not enough
Vidal scored 8 goals with 23 shots on target. He has the highest percentage in La Liga
Jorge Valdano: Barcelona is not a title contender now. Messi can't do everything