Albania

Një portret i Moikomit për Kadarenë

Nga Enver Kushi

Në një nga ditët e kulmit të pandemisë, kur Tirana ishte nën pushtetin e plotë të makinave të policisë dhe urgjencave të shëndetësisë, gjeta në një nga dosjet e arkivit tim modest, krahas 30 letrave qëmiku im i paharruar, MoikomZeqo, më ka dërguar që nga janari i vitit 1972 e deri ato që ai m’i ka shkruar në vitet 1996-1997, kur ishte në SHBA, për studime, edhe një portret të Kadaresë, punuar nga Moikomi, me bojëra tushi. E mora menjëherë në telefon, ku i thashë, se në qiellin e Tiranës dhe drurët e rapeve me gjethe të sapoçelura, janë shtuar zogjtë dhe se në Gjirokastër, siç me telefonoi po atë ditë Thanas Dinua, kishte ardhur një çift lejlekësh…Gjithashtu i thashë, nëse kishte dëgjuar ose pare në Tv fjalimin prekës tëkryetarit të Bashkisë së Bergamos, ku mes të tjerash fliste edhe për lotët e statujave të qytetit, në ato ditë të dhimbshme për Veriun e Italisë. Ai më dëgjonte me vëmendje dhe më tha, se kishte gjetur disa blloqe të vegjël, me poezi të shkruara në vitin 1973 dhe disa të tjera shkruar në vitin 1993. Do t’I bëj gati për botim, më tha dhe jam i bindur, se sapo të happen shtypshkronjat, do t’I dërgoj menjëherë. I thashë, se edhe unë po zbardh ditarin, që kam mbajtur kur ti ishe shtruar vitin e shkuar në spital. Kam gjetur edhe letrat që më ke dërguar ti Tovi, si dhe një vizatim për Kadarenë. Nuk ka date i thashë, por me siguri mund të jetë pikturuar në fillim të viteve ’90, ose më vonë. Unë kam bërë disa portrete të Kadaresë, tha Moikomi. I thashë, se i kisha pare këto në ekspozitën që çeli me pikturat e tij, kur ishte drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. Më dëgjonte me vëmendje, ndërsa unë i thashë, se portreti i Kadaresë është vizatuar në profil. Është një portret ekspresionist, thashë, ndonëse unë jam profan në fushën e pikturës. Flokët e Kadaresë i ke bërë me ngjyrë blu dhe mbi blunë e tyre ke hedhur me penela tatëshpejta ca vija të çrregullta me ngjyrë të zezë. Edhe konturet e portretit në profil, i ke bërë me ngjyrë të zezë. Edhe skeletin e syzeve po ashtu me të zezë, nga ku më bën përshtypje, vështrimi përtej kohërave i syrit të Kadaresë. Pjesën e ballit dhe gjithë fytyrën në profil e ke bërë me ngjyrë jeshile, është një jeshile, që e bën më shprehës dhe ekspresiv portretin e Kadaresë së madh. Edhe ngjyra e verdhë në sfond, ose më saktë në horizont, nga ku hedh vështrimin Kadareja, flet shumë…

Ai qeshi e më tha që ta vendosja në një kornizë portretin e Kadaresë dhe kur të takoheshim bashkë, donte ta shihte. Ne u takuam disa të shtuna, kur u lirua disi gjendja e pandemisë në Tiranë, por unë harrova ta marr me vehte për t’ja treguar Moikomit. Taniqë ai ka shkuar nga 15 qershori, pra në qershorin e ditëlindjes dhe ditëmortit, duke lënë një boshllëk të madh në letërsinë dhe kulturën shqiptare, portretin e Kadaresë, vizatuar nga ai, si dhe një pikturë të një vajze nudo dhe një tjetër me një pyll bredhash, që sa herë e shoh, ndjej erërat që lëvizin në të dhe ca zëra pylli, si në tregimet e Paustovskit, do t’i ruaj si kujtimet e shtrenjta.

Ky portret i Kadaresë, i realizuar nga Moikom Zeqo, sa herë e shoh më kujton një intervistë të tij, për takimin e parë me Kadarenë: “Për here të parë e kam takuar në ’64-ën, pranë vilës së Musa Jukës, ku edhe gjendej Lidhja e Shkrimtarëve e gazeta “Drita”. Ende s’i kasha të 15-at. E kujtoj me atë pardesynë me spaleta, kur sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik. Ishte i vetmi, që kishte një pamje mjaft simpatike, prej shkrimtarëve. Diçka që tek të tjerët nuk e vëreja. Prej kësaj periudhe, derisa u largua në Francë, unë kam qënë njeri i shtëpisë tek ai e po ashtu e anasjellta. Edhe Kadare vinte shpesh nëDurrës”.

Mendoj se MoikomZeqo, në këtë vizatim të hedhur në një letër kartoni të hollë, me dimensione 17 x 24 cm, vite më vonë, ka pikturuar imazhin kur e ka takuar për here të pare Kadarenë. Të paktën këtë mendim kam unë, për njerin nga portretet e Kadaresë, që ka realizuar miku im i shtrenjtë dhe  i paharruar MoikomZeqo.

Tiranë, fundqershor 2020

Football news:

Ivan Rakitic: We saw how important Neuer is for Bayern
Mueller - the best player of the match for the UEFA super Cup between Bayern Munich and Sevilla
Sevilla have five defeats in matches for the European super Cup. This is an anti-record
Bayern won 4 trophies in a year. To repeat Barca's record, you need to take two more
Stefano Pioli: we Must pay tribute to Çalhanoğlu. He can become a key player in Milan
Flick won the fourth trophy of his coaching career
Bayern won the UEFA super Cup for the second time