Albania

Një tjetër aktore braktis Portokallinë e TCH

Sezoni i ri i spektaklit të humorit Portokalli pritet të nisë me disa mungesa të mëdha.

Emra të njohur nga trupa e aktorëve kanë dhënë dorëheqjen nga spektakli për të nisur rrugëtim tjetër artistik. Dy emrat e fundit që u përfolën për largim ishin Renada Caci dhe Egla Ceno, aktore të disa roleve në spektakël.

Renada e konfirmoi vetë largimin përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa Egla Ceno ka folur ekskluzivisht për Iconstyle për këtë vendim të rëndësishëm. Aktorja e njohur ka pranuar se nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë për shkak se nuk është përputhur në ide me regjisorin, Altin Basha.

Ceno shton se po punon njëkohësisht për t’u rikthyer me një shfaqje në teatër dhe për një film aksion me metrazh të shkurtër. Megjithatë aktorja e lë të hapur mundësinë për t’u rikthyer sërish në Portokalli.

‘Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen’, u shpreh Egla Ceno për Iconstyle.

Aktorja ka pasur role me peshë në Portokalli si ai i Jeni Sejçilit (imitim i moderatores Eni Vasili), i Zimbiles, i shoferes së re si dhe disa monolog të shkurtër.

Football news:

Zlatan okovide: the Virus challenged me and I won. But if you are not Zlatan, then do not risk it and think with your head
Koeman on Griezmann: the goals will come, I have no doubt about it. It needs to continue to work
Maguire Pro 1:6 from Tottenham: It seemed like a crisis. We were devastated, we didn't expect this
Wenger on the European super League: the Premier League is superior to other leagues, they are trying to destroy this advantage
Barca presidential candidate Font: we need to bring back Pep, Xavi, Iniesta, Puyol to create a competitive project
Mancini on Balotelli: I'm sorry to see him like this. By the age of 30, he should have reached maturity
Fabio Capello: Barcelona could have scored 8 goals for Juve instead of 2. The difference between the teams is shocking