NJU JORK, 11 maj /ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin e tij nga rritja e dhunës në Izrael dhe Rripin e Gazës, njoftoi zëdhënësi i tij.

“Ai është thellësisht i shqetësuar për numrin gjithnjë e më të madh të viktimave, përfshirë fëmijët, nga sulmet ajrore izraelite në Gaza dhe për viktimat izraelite nga raketat e lëshuara nga Gaza”, tha zëdhënësi.

“Ky përshkallëzim spiral duhet të ndalojë menjëherë”, shtoi ai duke cituar kreun e KB.

Guterres u bën thirrje forcave izraelite të sigurisë të “ushtrojnë përmbajtje maksimale” në përdorimin e tyre të forcës dhe dënon lëshimet e raketave Hamas ndaj popullsive izraelite si “të papranueshme”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.