Albania

NJU JORK – Një statujë në nderim të titanes amerikane të ligjit, Ruth Ginsburg

UASHINGTON, 19 shtator /ATSH-AFP/ – Shteti i Nju Jorkut ka vendosur të ngrejë një statujë në kujtim të Ruth Bader Ginsburg në Brooklyn, ku magjistratja e famshme dhe ikona e feminizmit u rrit, njoftoi sot guvernatori Andrew Cuomo.

Dekanja e Gjykatës Supreme të SHBA-së, e cila vdiq dje në moshën 87-vjeçare, ishte një figurë monumentale e luftës për barazi dhe të gjithë jemi dakord se ajo meriton një monument për nder të saj”, deklaroi i zgjedhuri demokrat në një komunikatë.

Ginsburg la pas një trashëgimi thelbësore juridike, por vdekja e tij provokon një betejë të madhe gjatë javëve të zëvendësimit të saj para zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

E njohur për mbrojtjen e saj të palëkundur të të drejtave të grave, Ginsburg zuri vendin e saj në Gjykatën e Lartë në Gusht 1993 dhe u bë një votë kryesore liberale në gjykatë gjatë presidencës së Donald Trump.

Presidenti i SHBA Donald Trump e ka quajtur Ruth Bader Ginsburg një “titane të ligjit’’.

“E njohur për mendjen e saj të shkëlqyeshme dhe disidencën e fuqishme në Gjykatën e Lartë, gjykatësja Ginsburg ka treguar se dikush nuk mund të pajtohet pa qenë i papranueshëm për kolegët ose pikëpamjet e ndryshme,” theksoi Trump në një deklaratë zyrtare në Twitter.

“Pikëpamjet e saj, përfshirë vendimet e njohura në lidhje me barazinë ligjore midis grave dhe personave me aftësi të kufizuara, kanë frymëzuar të gjithë amerikanët dhe brezat e mendjeve të mëdha ligjore’’, shtoi Trump./ /ec/

Football news:

Pep on the criticism: Defeat is becoming a disaster these days because of social media. Sometimes the opponent is better than us, this is life
FIFA about Bartomeu's words about the European super League: we do not know about any agreement
Brother, don't give up on him. He's playing against us. Benzema asked Mendy not to give the ball to Vinicius at half-time of the match with Borussia
In 2010, Pirlo negotiated with Barca. The main playmaker of the generation was ready to go to Pep even in the rotation
Chugainov about Loko in the Champions League: there are Chances to get out of the group. The team looks confident and worthy
Bayern and Alaba failed to agree a new contract for the third time
Atalanta and Ajax showed smart football: a lot of traps and subtle changes on the move