Albania

NJU JORK – Twitter rrit sigurinë para presidencialeve amerikane

NJU JORK, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Twitter njoftoi sot se po përgatitet të përmirësojë sigurinë e llogarive të organizatave dhe personaliteteve politike amerikane, si dhe të gazetarëve dhe medias, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit dhe dy muaj pas një piratimi spektakolar në platformë. 

Llogaritë e prekura do të kërkohet të përdorin një fjalëkalim të fortë dhe të inkurajohen të lejojnë vërtetimin e dyfishtë, një metodë që konsiderohet më e sigurt për përdoruesit.

Twitter gjithashtu do të krijojë një mjet për rikthimin e fjalëkalimit për të penguar ndryshimet e padëshiruara të mënyrës së vërtetimit.

Ndryshime të tjera janë parashikuar në javët e ardhshme, si një përmirësim i mjeteve të zbulimit të aktiviteteve të dyshimta, një riforcim i mbrotjes së identifikuesve dhe një shpejtësi më të madhe për rikthimin e llogarive.

Llogaritë për të cilat do të zbatohen këto masa janë ato të anëtarëve të ekzekutivit dhe Kongresit amerikan, guvernatorëve dhe sekretarëve të shtetit, si dhe zyrtarëve të fushatës presidenciale, partive politike dhe kandidatëve për zgjedhje të verifikuara nga Twitter.

Llogaritë e organizatave kryesore mediatike amerikane dhe gazetarëve politikë do të marrin gjithashtu një njoftim që i paralajmëron ata për këto ndryshime./ /ec/

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi