Albania

Nora Malaj, nostalgji për rininë e hershme, sulmon qeverinë: Të mos bëjmë sikur luajmë shkollash! Situata në arsim shqetësuese

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se situata në arsim në kohë të pandemisë paraqitet problematike.

Malaj u shpreh se duhet të mos bëjmë sikur luajmë shkollash, por qeveria duhet të marrë masa konkrete për të zgjidhur situatën.

“Kam qenë e dyzuar nëse duhet të hapeshin shkollat apo jo. Shkollat sot reflektojnë problematikë të madheShyumë mësues janë testuar me koronavirus, që do të thotë se kur timonieri i klasës nuk është në gjendje të mirë, ka një problem në këtë situatë. Kudo në Europë dhe botë janë me sy e veshë se çfarë do të ndodhë, për të gjetur mundësitë se çfarë mund të bëhet.

Zonja Kushi e ka marrë detyrën në kushte të vështira. Duket se fillimi i shkollës është që “hajde të luajmë shkollash”. Për koronavirusit duhet të shpresojmë se do të bëhet më mirë. Të mos harrojmë se edhe klima tashmë është problem. Shkollat duhet të jenë brenda standardit të higjenës. Në Shqipëri ka shkolla ku situata është shumë e rënduar.  Duhet të rritet numri i punonjësve sociale në shkolla”, tha Malaj.

Nora Malaj theksoi se qeveria duket se bën më shumë make up të situatës, ndërsa nuk ka transparente për gjendjen në arsim. Ajo shtoi se edhe mësimi me 4 turne është një problem i shtuar.

“Duhet bërë testi i mësuesve. Mos harrojmë se kemi mësues që sapo kanë nisur punën, kemi mësues që janë të moshave të tjera që mund të kenë sëmundje shoqëruese. Qeveria bën make up-in e situatës. Çdo gjë duhet bërë tani e jo në të ardhmen. Nuk kemi buxhet të dedikuar apo strategji kombëtare të dedikuar.

Duhen ndihmuar ata fëmijë që kanë braktisur shkollën dhe gjenden në rrugë. Shkollat janë kthyer në sisteme me 4 turne, nuk dallon dot ku është dita dhe ku nata. Tani shkojmë drejt dimrit dhe në zona të thella shtohet problematika. Ka pikëpyetje edhe për mësuesit, për atë si zgjidhen dhe si trajtohen. Duhet të ketë transparencë për situatën”, vlerësoi Malaj.

Football news:

Ex-judge Halsey: I'm surprised Pickford didn't get a red card. He put van Dijk's health at risk
Ander Herrera: I didn't feel love from Manchester United. The management and I had different views
Pique is ready to take a pay cut at Barca
Eto'o accused France Football of disrespect: I spent 1-2 seasons on the right, and the center forward was 25 years old
Barcelona are concerned about the shape of the Target. The club believes that he did not work enough on vacation
Laporte was supported by van Dyck: Sorry, bro. No joy, even though we are rivals
Lautaro Martinez: Messi is the best in the world. He is always one step ahead of the rest