OSLO, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo do të duhet të zbatojnë një karantinë dhjetëditore, për shkak se avioni i tyre zbriti në të njëjtën minutë që Norvegjia e kaloi Francën në zonën e kuqe.

Sipas rezultateve nga aeroporti i Oslos dhe kompania ajrore “SAS”, fluturimi SK4700 zbarkoi në mesnatë fiks.

Sipas faqes së specializuar, FlightRadar24, “SAS Boeing 737” preku aerodromin e Oslos në mesnatë e një minutë.

“Kalimi në zonën e kuqe hynte në fuqi nga mesnata, kështu që në mesnatë fiks ose në mesnatë e një minutë, pasagjerët duhet të bëjnë karantinë”, shpjegoi Elisabeth Johansen, këshilltare e Ministrisë norvegjeze të Shëndetësisë.

Sipas saj, pasagjerët do të mund ta kalojnë karantinën në shtëpi dhe nuk do t’u duhet të qëndrojnë në hotelet e aeroport./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.