Albania

Nuk e fton në Rusi dhe as Biden në Shtëpinë e Bardhë, Putin komplimente për Presidentin amerikan: Burrë shteti me përvojë, shumë ndryshe nga Trump

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Joe Biden në Gjenevë, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka kursyer komplimentet për shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti rus e përshkroi Biden si “burrë shteti me përvojë”. Putin tha se folën në detaje për tre orë, që sipas tij është diçka që nuk mund të bësh me shumicën e politikanëve.

“Ai është shumë ndryshe nga Presidenti Trump, është burrë shteti me përvojë”, tha Putin.

Përpara gazetarëve, Putin i cilësoi diskutimet mes tij dhe Biden si “shumë konstruktive”.

Presidenti rus tha ndër të tjera se ranë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit.

Megjithatë, pavarësisht këtij takimi me rezultate pozitive, Presidenti Biden nuk e ka ftuar Putin në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi presidenti rus.

Putini tha se gjithashtu edhe ai nuk e kishte ftuar Biden në Moskë.

“Unë besoj se që të ndodhin takime dhe vizita të tilla, duhet të ketë kushte të përshtatshme”, tha ai.

Putin tha po ashtu se presidenti amerikan ngriti çështjen e shtetasve amerikanë që janë burgosur në Rusi.

Lideri rus u shpreh se mund të kishte “kompromise” me Uashingtonin në një shkëmbim të burgosurish, por nuk dha detaje.

j.l./ dita

Football news:

Flick about Muller and Hummels: There is no age at which players will be excluded from the national team
Beckham's Inter Miami broke a series of 7 matches without a win. Higuain made a double
Head of the UAF National Teams Committee Markevich: I don't know if Shevchenko is leaving the national team. He is on vacation
Man City will not be able to sign Kane after the transfer of Grealish. The club does not have such money (MEN)
16-year-old Borussia forward Mukoko wanted to end his career because of talk about his age
Laporta visited the location of Barca in Germany and greeted the players
Chernomorets from FNL-2 will be awarded the 3rd technical defeat in a row due to quarantine