Albania

Nuk pushohet njeri nga puna se nuk vijnë në miting/ E kundërta, mjekë e mësues që punojnë në shtet dalin në takimet e opozitës

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se administrata publike e Shqipërisë është e depolitizuar.

“Administrata publike e Shqipërisë sot është e depolitizuar. Nuk besoj shumë te një depolitizim suedez, apo norvegjez, apo zviceran, ndaj besoj shumë të dixhitalizimi që do të bënte shkëputjen totale mes zyrave të shtetit dhe qytetarit”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në një media.

Kryeministri mohoi që gjatë fushatës të ketë presion për të dalë në takimet e PS, apo për të votuar për mazhorancën. Ai madje shtoi se mjekë dhe mësues janë shfaqur në takimet me kreun e PD-së dhe asgjë nuk ka ndodhur, po vijojnë punën.

“Ku bën vaki më kjo, kjo ka vdek me Sali Berishën. Njerëz që pushohen nga puna se nuk vijnë në miting! Jo, këtu ka ndodhur e kundërta. Nuk ndodh që t’i lajmërojmë mësuesit që të dalin në miting. Tani dalin mësues dhe mjekë që punojnë në shtet dhe dalin e flasin për programin e opozitës me Lulzim Bashën dhe asgjë s’ndodh”, tha Rama.

Sot, tha Rama, as unë që jam kryeministër nuk mund të fus dot një mësues në punë, as me urdhër.

“Nëse e bëjnë le gjurmë dhe ata do të ankohen, sepse janë të renditur në një klasifikim. E njëjta gjë me infermierët. Ka kaq vite që nuk dëgjohen më ankesa. Ashtu si me studentët. Kishte ankesa të shumta më parë, por tani s’ka më. Sepse është e gjitha e dixhitalizuar. Nuk pyet kompjuteri a je djali i Edi Ramës, apo i një çobani, nëse është më i zoti s’mund ta ndryshojë njeri renditjen”, u shpreh Rama.

Rama foli edhe për largimin e punonjësve nga puna.

“Po të vijnë në pushtet të tjerët ata ata do të humbasin vendin e punës. Kjo nuk diskutohet. Nuk merret PS me këto, PS është gjë tjetër”, deklaroi ai.

Në vitin 2013, u shpreh Kryeministri, kanë ikur ata që kanë qenë shembëlltyrë ulëritëse e paaftësisë dhe poshtërsisë.

Kryeministri komentoi edhe fushatën e PD-së teksa tha se “brenda autokolonave me makinave të shtrenjta që shoqërojnë Lulzim Bashën janë llumi i nomenklaturës së vjetër, që nga ata të bingove, të policisë, të rënët nga fiku të prokurorisë, tatimeve, doganave, kap ça të kapësh”.

Sipas tij, këta dalin nga makina shkojnë në zyrat e shtetit. “Është në ADN-në e asaj partie shkatërrimi”, deklaroi Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude