Netflix e ka mbyllur vitin 2020 me 203,7 milionë të abonuar me pagesë në botë, pas një viti të shënuar nga pandemia dhe kufizimet dhe pavarësisht rritjes së konkurrencës dhe një rritjeje të fundit të çmimeve.

Sipas kësaj, të ardhurat që kompania ka fituar në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë arritur në 6,64 miliardë dollarë me 21,5% rritje. Të ardhurat e kompanisë vitin e kaluar ishin 5,47 miliardë dollarë.

Të ardhurat e Netflix gjatë gjithë vitit 2020 shënuan rritje me 24% duke arritur në 25 miliardë dollarë.

Fitimet neto të kompanisë për tremujorin e fundit të vitit 2020 janë ulur me 7,6 për qind duke rënë në 542,2 milionë dollarë. Fitimet neto të kompanisë në çerekun e katërt të vitit 2019 ishin 587 milionë dollarë.

Fitimet për aksion të kompanisë gjithashtu ranë nga 1,3 dollar në 1,19 dollar.

Numri i abonentëve të Netflix për vitin 2020 u rritën për 37 milionë duke arritur në 203,7 milionë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb