Albania

Numri i kontratave të sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës rritje me vetëm 3%

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar duket se nuk ka sjellë një ndërgjegjësim të kompanive e individëve për të bërë sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet në pronë.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një rritje të lehtë të numrit të kontratave në portofolin “sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës” me vetëm 3.3%, gjatë 10 mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-tetor 2020 arritën rreth 4,986 milionë lekë, 3.86% më pak se në periudhën janar-tetor 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 42.01% krahasuar me periudhën janar-tetor 2019.

“Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-tetor 2020, vihet re një rritje prej 18.77% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.33% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor 2019”, thuhet në raport.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2020, patën ulje me 1.73% kundrejt periudhës janar-tetor 2019.

Në portofolat e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2020 siguruan mbi 2,380 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 60.76%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme me 30.24% të totalit.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-tetor 2020, arritën në rreth 897 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 11.68% në krahasim me periudhën janar-tetor 2019.

Primet nga sigurimet e jetës gjatë periudhës janar-tetor 2020, arritën rreth 921 milionë lekë, ose 6.68% më pak se në periudhën janar-tetor 2019. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Andrea Pirlo: In my 1st season at Juve, we were behind Milan, but we took the title. Everything depends on us
The judge made two mistakes. De Gea was pushed and there was no foul on our cancelled-out goal. Solskjaer on the loss to Sheffield
Maguire on the defeat to Sheffield Wednesday: We gave the opponent two goals, we didn't play at the level we expected
Wilder on registration in the Premier League: I don't want to talk about the beginning of an incredible rescue. We just want to show what we are worth
Ronald Koeman: Barcelona in a difficult month with an abundance of outings showed character and deserved their victories
Frankie de Jong: I started to play closer to the penalty area, so I score more
Manchester United's 13-match unbeaten streak in the Premier League was Interrupted