Plagosje me armë zjarri në autostradën Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:20 pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtëna dhe flitet për një plagosur.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen motivet e ngjarjes. Një person i plagosur është nisur në spital.

Dyshohet se para nxjerrjes së armëve ka pasur një konflikt verbal dhe fizik që ka sjellë edhe plagosjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb