Albania

“O shpifësa të dëshpëruar”, dokumenti në zyrat elektorale të PS shkakton debate: “Përmban të dhënat private të 910 mijë banorëve të Tiranës”

Në zyrat elektorale të PS-së po qarkullon një sistem të dhënash që ka ngjallur shumë debate orët e fundit, pasi në të gjenden të dhënat personale të databazës shtetërore E-Albania.

Aty janë përfshirë të dhëna për rreth 910 mijë votues të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç.

“O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit” – shkruan Taulant Balla në Facebook për publikuesit dhe kririkët e dokumentit.

Dokumenti përmban numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të preferencës së mundshme politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.

Presidenca, PD dhe media afër opozitës thonë se dokumenti përbën një skandal të paprecedentë, pasi janë vendosur në dispozicion të partisë në pushtet të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Në dokumentin e publikuar tashmë nga mediat përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, ku kategorizohesh nëse je apo jo votues “i sigurtë” i PS. Klasifikimi është bërë nga personat që janë pjesë e një skeme “patronazhi”.

“Patronazhistët” janë anëtarë të PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët kanë krijuar një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit.

i.b. / dita

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude