Albania

“Obobo, tërmet i thashë gruas”, flet vlonjati që i vendosen tritol në 3 të natës: Kasap kam punuar, s’kam konflikte

Tahsim Banushaj, pronari i shtëpisë në lagjen “10 Korriku” në Vlorë të cilës iu vu tritol mëngjesin e sotëm ka treguar momentin e parë kur bashkë me të shoqen kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm.

Ai thotë se fillimisht kanë menduar se është tërmet dhe menjëherë është ngjitur lart në banesë, por më pas ka parë se ajo ka ndodhur para derës.

Banushaj shprehet se nuk ka konflikte dhe nuk e përjashton mundësinë që personat që kanë vënë tritolin të kenë ngatërruar objektiv.

“Ishim në gjumë ora 3 pa dhjetë. Dëgjojmë krismë, zhurmën e një dinamiti. Obobo tërmet i thashë gruas. Dolën gjitonit.

Mora elektrikun dola lart nuk pashë asgjë. Kur erdha këtu pashë te dera. Nuk më shkon mendja te njeri.

Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por unë nuk i kam njeriu. Kam punuar si kasap. Ndonjë borxh, ndonjë kg mish. Fëmijët i kam të shpërndarë. Edhe mund të kenë ndërruar derë”, shprehet ai.

Football news:

Vatican on Maradona: the Pope remembers him in prayer and remembers their meetings with love
Flick about 3:1 with Salzburg: Very happy with Bayern's performance. Neuer-world-class goalkeeper
Tyson about Maradona: we were often compared. He was one of my heroes and a friend
The farewell ceremony with Maradona will take place in the presidential Palace and will last 48 hours. Expected 1 million visitors
Bruno, Sancho, Tadic and Cosens are the contenders for the best player of the week in the Champions League
Khabib reacted to Maradona's death: One of the greatest. Millions love football because of it
Gasperini on 2:0 with Liverpool: This is unbelievable. Atalanta played their football