Albania

OBT: Pandemia i ka humbur turizmit 5-fish më shumë krahasuar me krizën e 2009-s

Të dhënat më të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit tregojnë se mbërritjet në këtë industri kanë rënë me 93% në qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës dhe kjo krizë është shumë më e fuqishme në aspektin e pasojave ekonomike. Sipas llogaritjeve të Organizatës, humbjet në industrinë e turizmit janë 5-fish më të mëdha se ato gjatë krizës së 2009-ës.

Aktualisht OBT po takohet me 170 delegatë nga 24 vende në Gjeorgji për të zhvilluar takimin e 112-të të Këshillit Ekzekutiv të agjencisë.

Sipas botimit të ri të Barometrit Botëror të Turizmit nga agjencia e specializuar e Kombeve të Bashkuara, prurjet turistike ndërkombëtare ranë me 65% gjatë gjysmës së parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përfaqëson një rënie të paparë ndonjëherë që prej kohës kur kanë nisurt të mbahen statistikat për këtë industri, pasi vendet në të gjithë botën mbyllën kufijtë e tyre dhe aplikuan kufizime të udhëtimit në përgjigje të pandemisë.

Gjatë javëve të fundit, një numër në rritje i destinacioneve kanë filluar të hapen përsëri për turistët ndërkombëtarë. OBT raporton se, që nga fillimi i shtatorit, 53% e destinacioneve kishin lehtësuar kufizimet e udhëtimit. Sidoqoftë, shumë qeveri mbeten të kujdesshme dhe ky raport i fundit tregon se bllokimet e aplikuara gjatë gjysmës së parë të vitit kanë pasur një ndikim masiv në turizmin ndërkombëtar. Rënia e shpejtë dhe e papritur e arritjeve ka vendosur në rrezik miliona vende pune dhe biznese.

Llogaritjet e humbjeve

Rënia masive e kërkesës për udhëtime ndërkombëtare gjatë periudhës janar-qershor 2020 përkthehet në një humbje prej 440 milion mbërritje ndërkombëtare dhe rreth 460 miliardë dollarë amerikanë në të ardhurat e eksportit nga turizmi ndërkombëtar. Kjo është rreth pesëfishi i humbjes në faturat ndërkombëtare të turizmit të regjistruara në 2009 mes krizës globale ekonomike dhe financiare.

Pavarësisht nga rihapja graduale e shumë destinacioneve që nga gjysma e dytë e majit, përmirësimi i parashikuar në numrat e turizmit ndërkombëtar gjatë sezonit kulminant të verës në Hemisferën Veriore nuk u materializua. Europa kishte goditjen e dytë më të rëndë nga të gjitha rajonet globale, me një rënie prej 66% të mbërritjeve turistike në gjysmën e parë të vitit 2020. Amerika (-55%), Afrika dhe Lindja e Mesme edhe ato vuajtën gjithashtu pasojat e pandemisë (të dyja -57%). Sidoqoftë, Azia dhe Paqësori, rajoni i parë që ndjeu ndikimin e Covid-19 në turizëm, ishte më i godituri, me një rënie prej 72% të turistëve për periudhën gjashtëmujore.

Në nivelin nën-rajonal, Azia Veri-Lindore (-83%) dhe Europa Mesdhetare Jugore (-72%) pësuan rëniet më të mëdha. Të gjitha rajonet dhe nën-rajonet e botës regjistruan rënie prej më shumë se 50% të mbërritjeve në janar-qershor 2020. Tkurrja e kërkesës ndërkombëtare reflektohet gjithashtu në rënie dyshifrore të shpenzimeve ndërkombëtare të turizmit midis tregjeve të mëdha. Tregjet kryesore të jashtme si Shtetet e Bashkuara dhe Kina vazhdojnë të jenë në një ngërç, megjithëse disa tregje të tilla si Franca dhe Gjermania kanë treguar një përmirësim në Qershor.

Kërkesa e zvogëluar për udhëtime dhe besimi i konsumatorit do të vazhdojnë të ndikojnë në rezultatet për pjesën tjetër të vitit. Në maj, OBT përshkroi tre skenarë të mundshëm, duke treguar rënie prej 58% në 78% të mbërritjeve turistike ndërkombëtare në vitin 2020. Trendet aktuale deri në gusht tregojnë për një rënie të kërkesës afër 70% (Skenari 2), veçanërisht tani kur disa destinacione -kanë rivendos kufizime në udhëtime.

Sekretari i Përgjithshëm i OBT Zurab Pololikashvili është shprehur se: “Barometri i fundit Botëror i Turizmit tregon ndikimin e thellë që ka kjo pandemi në turizëm, një sektor nga i cili miliona njerëz varen për jetesën e tyre. Sidoqoftë, udhëtimi ndërkombëtar i sigurt dhe i përgjegjshëm është tani i mundur në shumë pjesë të botës dhe është e domosdoshme që qeveritë të punojnë ngushtë me sektorin privat për të lëvizur përsëri turizmin global. Veprimi i koordinuar është thelbësor. ”

Sipas OBT, zgjatja në kohë e skenarëve në 2021 tregon për një ndryshim në trend vitin e ardhshëm, bazuar në supozimet e heqjes graduale dhe lineare të kufizimeve të udhëtimit, disponueshmërinë e një vaksine ose trajtimi dhe kthimin e besimit të udhëtarëve. Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, kthimi në nivelet e vitit 2019 për sa i përket mbërritjeve turistike do të zgjasë nga 2½ deri në 4 vjet.(SI)

Football news:

Barcelona are concerned about the shape of the Target. The club believes that he did not work enough on vacation
Laporte was supported by van Dyck: Sorry, bro. No joy, even though we are rivals
Lautaro Martinez: Messi is the best in the world. He is always one step ahead of the rest
The Atletico stadium was painted pink as part of the campaign to fight breast cancer
Frank Lampard: nothing comes easy in the Champions League. This is a great platform to learn new things
Ronaldo was not included in the Juve bid for the match against Dynamo Kyiv
Bruno on the role of captain: I didn't expect it. Tomorrow it's not about me, it's about the team. Everyone should be a leader