Albania

Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiçin në Slloveni

PRISHTINË, 17 maj /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brione në Slloveni.

Ajo ka treguar për RTK mbi përplasjen që kishte sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Vuçiç insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shtetet anëtarëve që janë pjesë e OKB-së”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiçit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiç”, tha Osmani, duke shtuar se kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiç kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, tha Osmani.

E para e Kosovës po ashtu tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Southgate on Phillips: Gives a slim midfield and allows you to play effectively in the attack of the four
Christian Eriksen: I won't give up. I want to understand what happened to me
Zinchenko about 2:3 with the Netherlands: It hurts to miss in the last minutes, but this is football
Dumfries about 3:2 with Ukraine: The most beautiful goal of my career, but not my best game
I saw the best Euro match with my own eyes. Ukraine respect for the character, the Netherlands-for the power and class
My mother didn't eat in the evenings because she left everything to us. New England star Calvin Phillips
Wijnaldum celebrated a goal for Ukraine in the style of van Dijk. He has already done so-constantly supports a friend