Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kërkoi nga Kuvendi që të rishikojë ligjin antishpifje që po synon ta risjellë për votim në seancë.

Meta thotë se për disa ligje që ai ia ka kthyer për rishqyrtim nuk ka reflektuar. Ndërkohë ai thotë se është alarmante që një ligj i tillë po kalohet para një fushate elektorale, ndërkohë që një qeveri ka detyrim të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

”Gjatë kësaj periudhe dua të theksoj se kam kthyer për rishqyrtim ligjin për shtetësinë, për pronat e paluajshtme

Elementë anti-kushtetuesë, që cënojnë rëndë pasurinë publike, dhe kompetencat e Prsidentit .

Për fat të keq Kuvendi nuk ka reflektuar, dhe këtë e tregoi në Komisione. Uroj që për pronat e paluajtshme të rishikojë nismën sipas arsyeve të rikthimit. Edhe për mediat audivizive sipas dekretit të rikthimit në Kuvend që ishte në përputhje  me opinionin e Venecias.

Thirrja e djeshme e raporterit drejtuar qeverisë, është kambanë që duhet dëgjuar mirë. Mazhoranca ka detyrimin për të krijuar ambientin për të gjithë aktorët. Siç ka dhe detyrimin për zgjedhje të lira e të ndershme siç e rekomandon OSBE.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb