TIRANË, 26 tetor /ATSH – I. Vata/ Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri deklaroi sot se hapja e spitaleve rajonale është emergjente, pasi sipas saj, hapja e spitalit COVID 3 nuk e zgjidh situatën.

“Aty ka 11 dhoma me 2 shtretër secila, minimumi 2 shtretër në urgjencë, pra 24 pacientë nuk është zgjidhja, madje as 26 as 28 e as 30. Hapja e pavijoneve Covid në spitalet rajonale është emergjence. Ul mbingarkesën e spitaleve Covid ne Tiranë, u jep mundësi trajtimi të gjithë pacienteve Covid, dhe gjithashtu ul mbingarkesën në QSUT që të marrin shërbim të gjithë pacientet e tjerë me sëmundje kronike dhe akute”, tha ajo. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.