TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat hera herës do jenë të dendura nga orët e mesditës deri pasdite.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe në zonat malore verilindore dhe juglindore me intensitet mesatar në kohë afatshkurtër dhe në formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzimi në dete i forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/26 diell re shi
Kukës 10/26 diell re shi
Lezhë 16/26 diell re
Dibër 11/25 diell re shi
Durrës 15/27 diell re
Tiranë 19/29 diell  re shi
Elbasan 17/29 diell  re shi
Berat 12/30 diell  re shi
Vlorë 17/27 diell  re shi
Korçë 12/25 diell re shi
Gjirokastër 11/28 diell  re shi
Sarandë 18/26 diell re

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.