Në Prizren kanë reflektuar pjesërisht pas kritikave në lidhje me cilësinë artistike të dy shtatoreve të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, të zbuluara më 28 Nëntor.
Sipas asaj që raporton “Zëri”, shtatorja e Adem Jasharit do të hiqet për t’u ripunuar nga autori. “Zëri” citon drejtuesit e qendrës tregtare “Abi Çarshia”, që janë edhe sponsorizuesit e veprës.
Ata kanë dhënë për gazetën kosovare se shtatorja e Adem Jasharit do të hiqet për rimodelim dhe rikonstruktim dhe se këtë vendim e ka përkrahur edhe familja e Heroit.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me shtatoren e Skënderbeut, që është vendosur nga Komuna e Prizrenit.