Albania

Pavarësia/ Artan Lame: Flamuri që u ngrit në Vlorë nuk u qëndis nga Marigoja

Studiuesi Artan Lame tha se mendohet që flamuri që u ngrit në Vlorë në 28 Nëntor të vitit 1912 nuk u qëndis nga Marigo Pozio, sikurse është thënë zakonisht.

Ndërsa kanë kaluar 108 vite nga ai moment, diskutimet për modelin dhe flamurin që u ngrit janë ende të hapura mes studiuesve.
Për Artan Lamen, flamurin qe u ngrit e solli Spiridon Ilo nga Rumania dhe ishte një flamur i stampuar.

“Besoj që biem të gjithë dakord që Marigoja nuk është ajo që e qëndrisi. Marigoja është një vajzë patriote e hedhur në atë Vlorën myslimane të kohës. Ajo vetë merrej me rininë e me këto gjëra dhe ndoshta mund ta ketë thënë dhe vetë ajo, që unë e bëra. Të mos harrojmë që akoma në ato ditë, në zyrat e shtetit ishte flamuri i Turqisë. Unë besoj që ka akoma ka vend për të hulumtuar. Ekzistojnë dy kopje të atij flamuri dhe një stampë. Ishte flamur i stampuar i sjellë nga Spiridon Ilo. Ai solli disa me vete”, tha Lame në emisionin “Opinion”.

Ndërkohë historiani Niko Kotherja tha se në studimet e tij ka konstatuar se janë të paktën 12 personazhe që mendohet se e kanë sjellë flamurin.

Mua e besueshme më duket pjesa e Marigosë. Në Shqipëri është e pamundur të mbahesh mend për diçka që nuk e ke bërë. Marigonë është e kapuptimtë ta marrim si një grua të veçuar. Ajo është si familje e jashtëzakonshme në kontributin patriotik”, tha Kotherja.

h.b/dita

Football news:

Aubameyang will miss the match with Southampton due to family reasons
Koeman before Rayo: The Cup is the shortest path to the trophy, but it did not get easier because of the relegation of Real Madrid and Atletico
Messi and his family take French lessons. Why teach him to go to the City? Canal+ journalist about the forward at PSG
Johnson on Lampard's resignation: In the world of results, it doesn't matter who you are - Mr. Chelsea or not
Alexander Golovin: Kovac is a competent specialist. Excellent work with him
Arsenal want to play the Europa League away match with Benfica on a neutral field due to a possible ban on flying to Portugal
Coach Istanbul Webo on the scandal: Tuchel did not show solidarity. I am furious, I was discriminated against