TIRANË 28 shtator /ATSH-I.Vata/ Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me ndërprerjen e mbledhjes së Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Sipas PD, komisioni u ndërpre kur deputetja Vokshi po shfaqte fotografitë që tregojnë dy standardet e mazhorancës.

“Kuvendi i Shqipërisë ndërpret transmetimin e mbledhjes së konstituimit të Komisionit të Shëndetësisë. Në kanalin RTSH-kuvend që paguhet nga taksat e qytetareve, mbledhja e komisionit që drejtohet nga deputetja e PD, Albana Vokshi, u ndërpre kur Vokshi po shfaqte fotografitë që tregojnë dy standardet e mazhorancës, mbledhje online për t’i kufizuar hapësirën opozitës dhe mbledhje fizike të qeverise dhe PS pa respektuar masat për pandeminë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Po ashtu në reagimin e PD-së thuhet se “Kuvendi i Shqipërisë fshin nga faqja mbledhjen e Komisionit te Shëndetësisë, të drejtuar nga opozita”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.