Albania

Për herë të parë një shqiptar kampion bote për federatën IBF në boks! Florian Marku mposht ukrainasin në Londër, Ambasada e SHBA: Urime kampionit të parë botëror shqiptar

Boksieri shqiptar Florian Marku ka hyrë në histori pasi ka fituar për herë të parë titullin kampion bote në IBF.

Marku siç e premtoi dhe më parë ka mposhtur ukrainasin Prodam me të cilin pati dhe një konflikt gjatë konferencës për shtyp.

lg.php.gifSiç deklaroi dhe më parë, ai kishte gjithë jetën ë priste këtë sfidë.

Në stadiumin e Tottenham në Londër, Marku tashmë ka shkruar historinë duke rrëmbyer titullin kampion.

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku pas triumfit ndaj kundërshtarit ukrainas një natë më parë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada uron Markun si kampion për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit.

Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion”, shkruan ambasada.

j.l./ dita

Football news:

Barcelona's priority is Klopp's appointment. His contract with Liverpool is until 2024
Milan is ready to more than double Teo's salary to 3.5 Million euros a year
Al-Sadd Xavi has not lost 34 matches in the Qatar League - this is a club record. The league record is 41 games
Nagelsmann about Hernandez: He is in a good mood, there is no feeling that he is worried about prison
Tuchel on the victory over Southampton: A tense match. I liked Chelsea's energy
Pioli pro 1-0 with Torino: Milan controlled the game. Torino created chances only by going all-in
Arteta pro 2:0 with Leeds: We created a lot of chances, played better and stronger