Albania

Për të gjithë skeptikët, Manastirliu publikon videon e Silva Binos: Tregoni kujdes nga COVID, provova vetë çfarë do të thotë të kalosh formë të rëndë


TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Për të gjithë ata që kanë dyshime për ekzistencën e virusit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ftoi sot qytetarët të dëgjojnë prof. Silva Binon, me eksperiencën e saj në përballje me COVID-19.

Manastirliu publikoi një videomesazh të prof. Binos, e cila ndan me qytetarët edhe eksperiencën e saj personale të infektimit me COVID-19.

“COVID ekziston. COVID paraqitet në disa forma, midis së cilave, të lehta, mesatare, rënda dhe tepër të rënda. Virulenca, siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar. Format e rënda mbeten të njëjta dhe personalisht kalova një formë të rëndë. E provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh COVID në formë të rëndë”, tha Bino.

Për të gjithë ata që nuk besojnë, Bino bën apel që të tregohen të kujdesshëm. “Duhet të lexojnë faktet, e duhet të shikojnë historitë njerëzore të cilat ka shumë, të cilat tregojnë se sa e rëndë është sëmundja. Nuk mbushesh dot me frymëm kur nuk merr dot oksigjenin dhe duhet pikërisht për këtë arsye të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojnë veten apo të afërmit e tyre. Pavarësisht moshës së tyre dhe pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese, shpeshherë COVID nuk pyet”, tha Bino./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Deeney on Cavani: he didn't mean to offend, but a three-match suspension and training will be enough
Raul Jimenez suffered a fractured skull. Wolverhampton forward operated
Yuri Rozanov became a commentator, bypassing the age limit. Before that, he won the channel One competition, but instead of going to Euro 1996, he got a TV
Van de Beek on injured ankle photo: Welcome to the Premier League 🤪 💪
Mourinho again closed out the top match with quality. Sissoko is a key element of Tottenham's reliability
Instagram instagram post: Cavani can be banned for 3 matches for saying Negrito
Roy Keane: Tottenham's Players are not good enough to take the title