Albania

Përcillet në banesën e fundit princ Philip, ceremonia bën bashkë William e Harryn

Një një ceremoni ku morën pjesë 30 persona për shkak të kushteve të pandemisë, iu dha sot lamtumira e fundit princit Philip, bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II. Kjo e fundit u shfaq në ceremoni e veshur me të zeza, duke qëndruar e vetme dhe me kokën ulur.

Në shenjë nderimi ndaj tij në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u mbajt një minutë heshtje. Nderimi për të u shoqërua nga kryeministri Boris Johnson i cili nga rezidenca e tij mbajti një minutë heshtje.

Kjo ceremoni bëri bashkë edhe dy vëllezërit William dhe Harry pasi ky i fundit la pallatin mbretëror për të jetuar në Kaliforni me gruan e tij Meghan Marke. Ata nuk ecën krah për krah njëri tjetrit por me kushëririn e tyre, Peter Phillips në mes.

Nga ana tjetër mediat kanë raportuar se Meghan ka ndjekur ceremoninë e varrimit nga shtëpia kjo pasi për shkak të shtatzanisë, mjeku e ka këshilluar të mos udhëtojë.

Zëra thonë se ajo nuk ka dashur të marrë pjesë, për të mos vjedhur vëmendjen pas deklaratave që ka bërë në intervistën me Oprah Winfey. Ajo i ka dërguar princit Philip një kurorë me lule dhe i ka shkruar me shkrim dorë një kartolinë.

Football news:

Real Madrid is the most expensive football brand in the world. Barcelona-second, Manchester United-third (Brand Finance)
Draxler has extended his contract with PSG until 2024
Tottenham value Kane at 150 million pounds and do not want to let him go to the Premier League club
Real Madrid are unlikely to extend their contract with Ramos if Varane stays at the club
The Government of the Russian Federation has allocated more than 1 billion rubles for the preparation and holding of International competitions
Kane has again told Tottenham bosses that he wants to leave. Manchester United, City and Chelsea talk to his agents
Kroos has a coronavirus. He will not play against Villarreal in the final round of La Liga