Albania

Përfundon faza e dytë e rikonstruksionit të rrugës “Ymer Prizreni” në Shkodër

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Në Shkodër ka përfunduar faza e dytë e rikonstruksionit të rrugës “Ymer Prizreni” në lagjen nr. 4.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh e lumtur që u përmbush një premtim i dhënë për banorët.

Ademi theksoi se, “kjo është një zonë ku përveç shtëpive të banimit, zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe institucione të rëndësishme publike, e kishte domosdoshmëri ndërhyrjen”.

“Investimi në një pjesë shumë të rëndësishme të lagjes nr. 4 të qytetit, përmirëson ndjeshëm lëvizshmërinë e banorëve dhe mjeteve, duke shtuar në cilësi e sasi shërbimet e ofruara nga bashkia e Shkodrës”, theksoi Ademi.

“Pas përfundimit të fazës së parë të rikonstruksionit, projektuam bashkë me banorët edhe fazën e dytë të rikonstruksionit, duke sistemuar plotësisht rrugën “Ymer Prizreni”. Jam falënderuese për banorët, të cilët na mbështetën në përmbylljen e një tjetër investimi nga të ardhurat e vetë bashkisë Shkodër”, u shpreh Ademi. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The director of Barca about Dembele and Roberto: They want to stay, but the club has to adjust salaries. This complicates the negotiations
Benzema on the Golden Ball: I have done a lot in the last 3-4 years and I continue to play at a high level
Dani Alves offered Barca his services. The 38-year-old is ready to join the club from January 1
Pavel Nedved: Racists need to be identified with the help of cameras. This is necessary in today's world
Joan Laporta: There will be no transfers for the sake of transfers. We will have reference players who will return the feeling that Barcelona is very strong
Tuchel about Werner: We can't wait for the player to find himself. We want to release those who are in shape
Coach Angera about 1:2 with PSG: I support VAR, he corrects 70-80% of mistakes. But it's bad when you're in these 20%