Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se Organizata e Kombeve të Bashkuara është një gur themeli bashkëpunimi shumëpalësh. Gjatë fjalës së tij në takimin e Nivelit të Lartë të Përkujtimit të 75-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara, kreu i shtetit pohoi se shqiptarët besojnë thellësisht te kjo organizatë.

Meta, në takimin me temë “E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: duke ripohuar angazhimin tonë të përbashkët ndaj multilateralizmit”, tha se Shqipëria përqafoi dhe zbatoi parimet e OKB-së.

“Besojmë thellësisht te Kombet e Bashkuara. Organizata e Kombeve të Bashkuara është gur themeli i bashkëpunimit shumëpalësh. Shqipëria përqafoi dhe zbatoi parimet e OKB”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb