Albania

Përkujtohet 76-vjetori i çlirimit tё qytetit tё Gjirokastrёs

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Në qytetin e gurtë të Gjirokastrës u përkujtua sot 76-vjetori i çlirimit tё qytetit tё Gjirokastrёs.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryetari i bashkisё Gjirokastёr Flamur Golemi, Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore në nivel vendor.

Në fjalën përshëndetëse, Prefekti Aliaj shprehu mirënjohjen dhe përuljen përpara heroizmit, luftës, përpjekjeve, sakrificave të dëshmorëve e heronjve që derdhën gjakun, jo vetëm për çlirimin e qytetit të Gjirokastrës, por për çlirimin e Shqipërisë.

Prefekti Aliaj theksoi rëndësinë e veçantë të nderimit dhe përkujtimit me solemnitet dhe dinjitet të veprës së dëshmorëve, të cilët do të respektohen përherë në kujtesën e brezave që do vijnë.

Më tej, aktiviteti përkujtimor vijoi në varrezat e dëshmorëve, ku u vendosën kurora me lule dhe u mbajtën homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Zenith is necessary to protect the Semak. He can become as much of a legend as Semin is to Loco. Sabitov about the coach of St. Petersburg
Morelos scored the 21st goal in European competition for Rangers, repeating Mccoist's record
Tottenham were the first Premier League clubs to lose in the European Cup season
Arsenal have not conceded at home for the first time since July 1. Goalkeeper Runarsson made his debut for the Londoners
Sandro Tonali: Milan on the crest of a wave. The Rossoneri shirt is pressing, but I'm getting in shape
Kadyrov's adviser hit the judge in the groin, and his son was dismissed from Akhmat and banned for three years. At first they all denied
AEK Carrera lost both matches in the Europa League with a total score of 1:5