Albania

Përplasja me të atin, policia vret gabimisht fëmijën 1-vjeçar

Një djalë 1-vjeçar nga Kanadaja është qëlluar për vdekje gjatë një incidenti që ndodhi mes policëve dhe babait të tij. Hetuesit ende nuk e kanë konfirmuar nëse policia e ka vrarë djalin.

Ditën e enjte oficerët në komunitetin e Liqeneve Kawartha në Ontario u njoftuan se një familje kishte mosmarrëveshje. Babai dëshironte të rrëmbente djalin e tij me një armë zjarri në dorë.

Një komshi është shprehur për mediat e huaja se një grua, djali i saj dhe një terapisti trokitën në derën e tij, duke kërkuar strehim.

Policia shumë shpejti gjeti automjetin e babait gjatë një rruge rurale të vendit. Pasi policia u përpoq ta ndalonte atë, kamioni u përplas me një makinë policie dhe një automjet tjetër. Një oficer u godit nga kamioni dhe u plagos.

Tre oficerë më pas qëlluan me armët e tyre drejt automjetit, sipas Njësisë Speciale të Hetimeve. Djali 1 vjeç ndodhej në sediljen e pasme dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri.

Babai 33-vjeçar u godit nga të shtënat me armë të policisë dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Oficeri i cili u godit nga kamioni po shërohet në një spital të Torontos.

Football news:

Messi, Ronaldo, Neymar, Lewandowski and Ramos-in the symbolic team of the year from the UEFA website
Berbatov on Bale: He will be returned to Real Madrid if he does not start to show the level that Mourinho expects
Pogba's time at Manchester United is running out again. The club did not buy a top player, but a beautiful story for social networks, Paul lost the battle for influence to Brun
Roma made an extra substitution in the Italian Cup match. The club faces a technical defeat
The Premier League is investigating the transfer of Snodgrass to West Brom. West Ham banned him from playing against them at the sale
Football has broken into Fortnite. The game will host the Pele Cup, add the uniforms of Man City, Juventus and Milan, and a legendary celebration
Shalimov about Miranchuk: Atalanta is an ideal team for him. Don't go anywhere