Albania

Pirlo, Pioli, Ibra, Konte, Ronaldo, rrëfimi unik i Erjon Bogdanit: Pres të më hapin dyert te Juvja

Erjon Bogdani ka qenë për shumë vite një emër i njohur në futbollin italian, ku ka veshur fanellën e shumë skuadrave në Serinë A dhe B. I tillë është edhe tani, ndonëse nuk është aktiv në botën e futbollit që kur u largua nga drejtimi i Shqipërisë U19 dy vite më parë. Në një intervistë për mediat përtej Adriatikut, Bogdani ka treguar pak nga eksperienca e tij, por edhe ka folur për personazhet aktualë të futbollit në Itali, të cilët ai i njeh shumë mirë.

Andrea Pirlo – “E njoh pasi kemi luajtur bashkë te Rexhina, Andrea është një djalë shumë inteligjent por është e vështirë të jesh trajneri i Juventusit. Po bën eksperiencën e tij të parë si trajner direkt në pankinën e kampionëve të Italisë. Ai ka zhvilluar pak miqësore me ekipin dhe nuk i kishte të gjithë lojtarët në dispozicion. Po aktivizon të rinj, nuk ka frikë nga asgjë, por ka një detyrë shumë të vështirë. Mendoj se mund të bëjë gjëra të mëdha. Te Rexhina edhe Baronio, ndihmësi i tij? Jetonim të tre në një pallat. Me Roberton kemi qenë shokë skuadre edhe te Kievo, kemi bërë pushimet bashkë me familjet. Në staf është miku im Tudor, me të cilin kam nëj raport të mirë. Ndoshta pak më vonë më hapin dyert për të ndjekur ndonjë stërvitje”.

Rexhina – “E ndjek me kënaqësi, ishte skuadra e parë që më priti në Itali, Kam luajtur për tre vite e gjysëm. Kemi siguruar mbijetesën  me Pirlo e Baronio në vitin 2000, kur Lacio fitoi titullin. Unë mbërrita në janar, kemi fituar shumë ndeshje dhe arritëm objektivin. Në vitin e dytë ramë nga kategoria por fituam menjëherë Serinë B. Rexhina ishte kulmi i karrierës time, më bëri të rritem si lojtar dhe më bëri të kuptoj çfarë është futbolli italian”.

Pioli – “Kam qenë te Salernitana kur e drejtonte Pioli, ishte viti i tij i pare në Serinë B. Duhej të ishte në C, por pastaj e ngjitën lart. Ai është një trajner i aftë dhe i përgatitur, në moment vështirësie di të transmetojë besim dhe qetësi. Në Itali ka shumë tifozë, kur gjërat nuk shkojnë mirë, nuk të lënë të kalojë situata. Ka shumë trysni. Vitin e kaluar, unë dhe Rinaudo i telefonuam, ai ishte me pushime në Greqi dhe ishte pa skuadër. I thamë që do të bënte mirë me ekipin e tij të radhës. Nuk më pëlqeu si u largua nga Fiorentina, mendoj se bëri mirë në çdo vend ku ka drejtuar, edhe në Firence.

Milani i tij për titull? Është shumë e vështirë tani. Unë vë gjithmonë para Juve, Inter e Napoli për fitoren përfundimtare. Por q ënga ndalimi e më pas, Milani po ecën mirë në kampionat. Pioli ka bërë një punë të shkëqyer, pastaj është Ibrahimoviç i cili duket sikur nuk plaket kurrë. Në çdo ndehsje bën gjëra të pabesueshme, bën gjithmonë diferencën. Si kundërshtar kujtoj që mund të ndryshonte fatin e ndeshjeve kur dëshironte dhe fitonte thuajse i vetëm. E kam mundur me Çezenën? Po, ishte ndeshja e tij e parë te Milani pas kthimit në Itali. Atëherë ishim me fat, Milani kishte shumë raste, Ibra hiumbi penallti. Në ndeshjen e kthimit shënova dy gola e humbëm në “San Siro”. Pas ndeshjes së parë fola me Pirlo dhe Sedorf, më kujtohet që edhe Galiani nuk ishte në humor. Unë dhe Pirlo ndërronim gjithmonë fanellat dhe ndonëj bisedë si kundërshtarë, pas vërshëllimës përfundimtare I thashë që të mos shqetësohej, pasi kishin skuadrën e duhur për të fituar dhe ashtu shkoi. Me Alegrin fituan titullin”.

Konte – “Është e vërtetë që më pyeste për Xhakerinin. Unë dhe Antonio kemi pasur një raport të mirë, kur unë isha te Siena në sezonin 2005/2006, ai ishte zëvendësi i De Kanios, Ndonjëherë dilnim për darkë, kuptohej që dëshironte të bëhej trajner, ishte shumë i përgatitur mbi detajet. Atë vit ishte asistent, por mendonte si trajner i parë. Nuk më ka çuditur ajo që ka bërë me Juven, Konte është shumë i rreptë, por ka siguruar rezultate kudo. Kur u bë trajneri i parë i Sienës në vitin 2010, më kërkoi informacione për Xhakerinin që lunate me mu ate Çezena. E vlerësoja si një lojtar të rëndësishëm dhe mendojsa se mund të bënte gjëra të mira në Serinë A. Jam I lumtur për atë që ka bërë me Juventusin dhe Italinë në Euro 2016”.

Kristiano Ronaldo – “Një herë me Shqiëprinë ishsim në Portugali dhe Ronaldo në pjesën e parë bëri dy driblime ndaj një mbrojtësit tonë i cili kishte marrë të verdhë më parë. Gjashtë minuta më vonë doli me të kuq, ishte një natë e çmendur. Ishim me fat, ishte një mësymje e pabesueshme e Portugalisë, shumë shtylla sdhe shpëtimë në vijën e portës, por përfundoi 0-0. Pastaj më kujtohet një ndeshje në Tiranë, në të cilën shënova edhe unë, por Bruno Alvesh bëri gol në minutën e 93-të dhe u mundëm 2-1. Për të flasin shifrat dhe golat, po bën gjëra të madhe e si Ibra nuk plaket kurrë. Sipas meje, ata dy dhe Mesi bëjnë nëj sport tjetër, pastaj vijnë të gjithë lojtarët e tjerë. Mund të ndryshojnë ndeshjet nga nëj moment në tjetrin, kanë shumë cilësi, shënojnë shuëm dhe janë gjithmonë vendimtarë”.

Roma- “Në karrierë kam qenë pranë Romës. Kur luaja te Kievo në vitin 2007. Drejtori Sartori më kishte thënë që mund të shkoja dhe isha shumë i lumtur. Gjithçka u prish në ditën e fundit të merkatos së verës. Prisja që Nonda të largohej që të merrja vendin e tij. Porn ë gjysëm orën e fundit nuk kishte gjetur ende një skuadër. 25 minuta para fundit zgjodha të shkoja te Livorno, pastaj mësova se në 10 minutat e fundit Nonda kishte gjetur akordin me Gallatasarajin. Kështu u shua ajo ëndërr për mua. E cilësoj Romën një skuadër shumë të madhe. Në ato vite luftonte për titull ndaj Interit”.

Kundërshtarët – “Më duhet të citoj një grup mbrojtësish, nuk mund të zgjedh një. Më kujtohen ndeshje të vështira kundër Nesta e Maldini, Stam, Kanavaro e Turam, pastaj Kordoba e Samuel. Kanë qenë të gjithë mbrojtës shumë të fortë, me një vlerë ndërkombëtare, kanë fituar shumë tituj e Champions”.

Football news:

Neuer - best goaltender in 2020, Alisson-2nd, Oblak-3rd (ESPN)
Liverpool are Interested in 21-year-old Leipzig defender Konate
Niko Kovac: I'm Waiting for Golovin to return. But it might be better to wait another week or two
Suarez's Italian language examiners were suspended for 8 months. An investigation is underway against the Director of Juve Paratici
Zinedine Zidane: I Never felt untouchable at Real Madrid. Criticism is normal
Marca made a Grand Declaration of love to Ramos. On the front page-100 reasons to extend Sergio's contract with Real Madrid
Manchester United can invite Tuchel. The coach of PSG is Interested