Albania

Plagosja e 13-vjeçarit në Fier, flet xhaxhai: Nipi ishte në reanimacion në gjendje të rëndë, gjithçka ndodhi teksa luanin

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti erdhi rrëfimi ekskluziv i familjarve të 13-vjeçarit nga fshati Strumë, Roskovec, i cili mbeti i dëmtuar rëndë në kokë gjatë një konflikti mes tij dhe një të riu tjetër të moshës 19-vjeçare.

Familjarët e 13-vjeçarit rrëfejnë gjendjen e rëndë të tij si dhe pohojnë se të dyja familjet nuk kanë pasur zënka të mëparshme, por ngjarja i ka shokuar dhe tronditur shumë. Por nga ana tjetër është bërë ndalimi i 19-vjeçarit dhe mbi të rëndon akuza e veprës penale të plagosjes.

Xhaxhai i 13-vjeçarit rrëfeu në studio: Gjendja e nipit në këto momente është e mire, ishte në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Tani është më mirë, por ata të dy kanë qenë duke luajtur dhe nipi është rrëzuar nga 19-vjeçari dhe ka plasur kokën te shkallët!

Evis Ahmeti: Pra ju po thoni se ata ishin duke luajtur së bashku?

Xhaxhai i 13-vjeçarit: Po ata ishin duke luajtur!

Evis Ahmeti: A kanë qenë të njohur më parë nipi juaj dhe 19-vjeçari?

Xhaxhai i 13-vjeçarit: Po ata njiheshin dhe shoqëroheshin edhe më pare me njëri-tjetrin

Evis Ahmeti: A ka reaguar familja e 19-vjeçarit?

Xhaxhai i 13-vjeçarit: Po ka reaguar, prindërit e djalit ishin aty në spital gjatë gjithë kohës, madje kanë qëndruar ata më gjatë sesa ne.

Evis Ahmeti: A keni bërë ju një kallëzim ndaj 19-vjeçarit?

Xhaxhai i 13-vjeçarit: Jo nuk kemi bëre nuk di kush e ka bërë, por familjet tona nuk kanë pasur kurrë konflikte të mëparshme dhe ne e dimë që ka qenë një lojë mes tyre e cila rezultoi fatale, por shyqyr zotit djali doli nga gjendja e rëndë!

Football news:

New realities of European football: clubs discuss banning transfers within the Champions League and reducing the top leagues for the sake of entertainment
Laporta is set to sign Alaba and Aguero to Barca. He has already been in contact with the players' agents
Hazard and Ramos can play against Elche. Real Madrid trust the Belgian, despite injuries
Edegor on moving to Real Madrid at 16: Madness. I didn't understand it then, because I was still a child
Wijnaldum on the contract: No news. The most important thing right now is the Liverpool game, not my situation
Javier Tebas: Ronaldo's departure from Real Madrid is the club's decision. This affected La Liga, but the financial impact was minimal
Man City want to sign Holand, not Mbappe. The reason is the Frenchman's salary requirements