Një zyrtar i policisë së Kosovës në Dragash ka plagosur dy persona si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj thotë se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje personale mes 3 personave të përfshirë në vengjarje.
I pyetur nëse krimi është kryer me armën e shërbimit, Osmanollaj thotë se nuk është informacion i vërtetuar.
“Për rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë të Dragashit pas një mosmarrëveshjeje janë plagosur me armë dy qytetare nga një polic. Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Osmanollaj.
h.b/dita