Albania

Po largohet nga Arsenal? Mustafi vendos përfundimisht për të ardhmen

Mustafi vendos përfundimisht për të ardhmen.

Shkodran Mustafi ka këmbëngulur se dëshiron të qëndrojë në Arsenal, pavarësisht lajmeve se mbrojtësi shqiptar e kishte hedhur poshtë ofertën e re të klubit për ta vazhduar marrëveshjen.

Mustafi ishte mbrojtës më i pasigurt në skuadrën e Arsenalit në vitet e fundit, por që prej ardhjes së Mikel Artetës në postin e trajnerit, ai është përmirësuar dukshëm dhe i ka shmangur gabimet.

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Gjermanisë ka kontratë me klubin nga Londra veriore vetëm deri në verën e vitit të ardhshëm.

Mustafi ende nuk ka luajtur titullar këtë sezon, për shkak të një lëndimi të rëndë muskulor që e pësoi në korrik.

27-vjeçari është riaftësuar plotësisht tani dhe është në dispozicion të Artetës.

Në fillim të kësaj jave u raportua se Mustafi e kishte hedhur poshtë ofertën e re të Arsenalit.

Ai, megjithatë, i ka hedhur poshtë thashethemet duke thënë se bisedimet mes tij dhe klubit ende nuk kanë nisur.

“Kur vendosa t’i bashkohet Arsenalit e bëra sepse e respektoj këtë klub”, tha Mustafi para ndeshjes së Arsenalti kundër Dundalk të enjten.

“Ky është klub i madh, prandaj do të thotë shumë për mua nëse mund të qëndroj në Arsenal. Nuk kemi biseduar ende për asgjë, prandaj nuk kam çfarë t’ju tregoj”, tha Mustafi në lidhje me të ardhmen.

Football news:

Jose Mourinho: I'm 57, very young. I will train for another 10-15 years
Davis is named the best player in Canada in 2020
Iker Casillas: Zidane is great. He has earned the right to coach Real Madrid
Gattuso on Napoli: Almost lost to AZ, although they could have reached the playoffs
Mikel Arteta: Arsenal in the Premier League are not as formidable in attack as in the Europa League
Roma have 4 wins in 5 rounds of the Eurocup season for the first time
Soboslai could move to Leipzig in the winter if Salzburg fail to qualify for the Champions League play-offs. The midfielder is also of Interest to Bayern