Albania

“Po pickoja veten, me dukej si një ëndër”, Bujar Asqeriu: Ditën kur u shemb Teatri piva disa qetësues, pata një një problem kardiak. S’doja të isha pjesë e aleancës pasi ata trokisnin në dyert e partive

Aktori i njohur, Bujar Asqeriu i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24,  tha se ditën kur u shemb teatri ai ka pësuar një problem kardiak.

“Unë u zgjova që në orën 4 e 30, po pickoja vetën, me dukej si një ëndër se si sulmohet teatri në mënyrë të pabesë, si ka mundësi që të mos merret një konsensus? Kjo polici tërheq zvarrë vajzat?! Më këshilluam miqtë, më thanë mos shko se unë haja gishtat e mia me dhëmbë, pata edhe një problem, një moment kardiak, piva disa qetësues, cfarë do bëja unë… Të nesërmen shkova dhe ju thashë policiëve: Hajdeni këtu o vëllezërit të mi, pse i tërhiqni zvarrë motrat, artistët, cfarë ju bënë ?!”.

Ai thotë ndër të tjera: “Unë kam qënë pro një referendumi ku qytetarët të shpehin mendimin e tyre. Kush është për rikonstruksion dhe ndërtim, kush është për shembjen dhe ngritjen e një të riu, qytetarët të votonin për këto dy momente. Kisha mendimin të fitonim kohë që “Europa Nostra” të merrte masat dhe ta bënte fakt të kryer investimin për ngritjen e teatrit”.

Aktori tha se edhe ai do të firmosë sëfundmi peticionin për ringritjen e Teatrit Kombëtar..

“Po teatri duhet të ngrihet ashtu sic ka qënë edhe duke u zgjeruar pak, edhe duke futur material për ta bërë modern, me ajër të kondicionuar por të ruhet arkitektura që ka qënë”.

Ndërkohë ai thotë se nuk ka qenë kurrë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pasi trokisnin në dyert e partive.

”Nuk doja të isha protagonist. Por kur ceka të gjitha problematikat e artistëve, nuk më tha njeri fol ti, dil ti, por i thashë prej zemrës. Më pas një sulm i paparë fyerjesh, talljesh nga më të paimagjinueshmet që mund të mendoja.
Më kanë quajtur edhe agjent të serbëve dhe grekëve për destabilizimin e Shqipërisë. Deri aty sa më thanë boll, boll. Shqipëria nuk ka problem vetëm Teatrin. Shqipëria nuk është vetëm Teatër. Koha vërtetoi që vërtet Shqipëria kishte dhe probleme të tjera jetike. Kur sot naftëtarët nuk po marrin rrogat, problemet e Astirit ende s’kanë zgjidhje. Unë jam qytetar para se të jetë artist.

Ne shyqyr ia arritëm të kemi mendime të ndryshme. Kjo është shumë e bukur. Por kush duhet të fitojë. Argumenti. Unë s’kam qenë asnjëherë me Aleancën. Kisha mendim tjetër. Mendimi im ishte që ishim skalion artistik. Nuk kisha pse t’i bija derën e partisë politike, këta i binin partive.

Por përderisa shkonin në parti, çfarë do të thotë kjo. Ne duhet të zgjonim artistët, rininë, qytetarët. Më pas kur i thërriste Presidenti, i thoja ore shkuat, po, po mua pse s’më njoftuat. Unë s’mund të bëhesha protagonist dhe të luftoja në mullinjtë e errës.

Metodat e vjetra përça dhe sundo vijojnë. Teatri nuk është pronë partie, por e kombit. Nuk bëhet me grushta Teatri. Teatrin e mbron Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Maks Velo. Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës. Po bën atë nëdrhyrje barbare, as El Chapo, kryetrafikanti i Meksikës nuk u sulmua me aq policë. ”- tha Asqeriu.

Football news:

Real Madrid held a team training session for the first time since March
ESPN reporter: Arsenal did not offer Aubameyang a new contract
Lucas Vasquez: Real Madrid have 11 finals ahead of them. I hope we can win the title
Liverpool confirmed that they will finish the season in New Balance
Zlatan will return to Italy on Wednesday or Thursday for a routine check-up with doctors in Milan
Manchester United will try to buy Sterling if he leaves city. In the short list United – Sancho, Grealish and Rodon (The Independent)
Liverpool players got down on one knee in memory of the deceased Floyd George