MALIQ

Një 39-vjeçari në Shqiptas të Maliqit i ka shpërthyer granata e vjetër. Ai ishte duke punuar tokën me frezë, teksa ra në kontakt me mjetin shpërthyes.

Sipas Policisë, ai ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Korçës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb