Albania

Podujeva një sinjal për të ndryshuar humbësit

Mero Baze

Fitorja e “Vetvendosjes” në Podujevë, i ka hedh benzinë krizës së fjetur politike në Kosovë, e cila po mëdyshet, nëse duhet të zgjidhet përmes zgjedhjeve të parakohshme, apo përmes një riformatimi afatgjatë të koalicionit.

Edhe pse zgjedhejt e Podujevës, një bastion i LDK, po paraqiten si revansh i “Vetvendosjes” ato në fakt tregojnë më shumë mungesën e reformave të forta në LDK.Kandidati i Vetvendosjes është një ish produkt i LDK. Pra më shumë se sa një revansh të “Vetvendosjes” kemi një problem me mungesën e reformimit të partive tradicionale, të cilat duhet të prodhojnë një energji të re politike.

“Vetvendosja” është një parti populste, që prodhon ngjarje politike vetëm kur fiton, jo kur qeverisë. Qeverisja e shkurtër e tyre prodhoi më shumë probleme për Kosovën se sa zgjidhje, ndërsa komunat ku qeverisë “Vetvendosja” janë dhe më problematike se ato ku qeverisin partitë e vjetra. 

Fjala vjen nuk e gjej dot se ku shkëlqen Prizreni meqë qeveriset nga “Vetvendosja” përveç shkëlqimit të këtyre dy statujave të fundit. Po kështu dhe komunat e tjera ku ajo qeverisë. Nëse i vreni “vertvendosja” nuk flet më për ato, por sillet sikur është parti e paprovuar.

Në fakt është duke u provuar në gati gjysmën e Kosovës dhe ti po të mos e dish që është “Vetvendosja” ajo që qeverisë, nuk e kupton dot se ku ndryshon nga të tjerët. Edhe Prishtinën që e kanë fituar dy herë, u distancuan sapo e fituan herën e dytë, pikërisht se nuk dëshirojnë ti identfikojnë si gjithë të tjerët.

Prandaj nuk ka shmë rëndësi tumpanët e fitores së “Vetvendosjes”, pasi ajo është një parti populiste që flet vetëm ditën e fitores dhe pastaj bën sikur qeverisin të tjerët.

E rëndësishme është që LDK dhe PDK, duhet të kuptojnë nevojën për reformim si dy parti të mëdha me përgjegjësi për Kosovën.

Nëse nuk e bëjnë atë shpejt dhe në liri të plotë të zgjedhjeve brenda tyre, atëhere do të kenë rrjedhje elektorati  dhe do të humbasin gjithnjë e më shumë terren.

Dhe nuk ka gjë më të shëndetëshme se sa të përdorësh ndëshkimin popullor për të reflektuar. Së pari duhet të ndryshoj mendësia e garës brenda partisë, pasi po nuk bëre garë brenda partisë nuk bën dot garë në gjithë Kosovën. Dhe po nuk krijon dot besim në gjithë partinë, ai që zgjidhet kryetar, nuk krijon dot besim në gjtihë Kosovën. Përndryshe do tu ndodh si Partisë Demokratike në Shqipëri, ku garën e diktoi Sali berisha duke vendsur një kukull të familjes së vet dhe tani ka 8 vjet që sillet rrugëve duke prodhuar nja 4 parti të reja, për të shpëtuar karriken e Lulit.

LDK dhe PDK kanë pasur debate dhe ndarje të mëdha këto 20 vite, kanë pasur udhëheqje autoritare dhe ndarje klanore, por gara ka funksionuar. Ato dhe me aq probleme sa kanë, janë vite drite larg, sa i përket demokrcisë së brendëshme dhe debateve krahasuar me stalinizmin e “Vetvendosjes”. Do të mjaftonte gjyqi i fundit ndaj “tradhëatrëve” në Vetvdosje që të të dilte para gjyqi i Kadri Hazbiut në Tiranë.

 Ndaj partitë e vjetra nuk duhet të humbasin atë që kanë pikën më të fort në raport me “Vetvendosjen”, ndryshimin.

Kjo do ta bëj Kosovën të ketë alternativë dhe jo revanash populist nga ata që heqin xhaketat e PDK e LDK dhe veshin ksotumin e “Vetvendosjes” për tu dukur të rinj. “Vetvendosja” është një gjellë që të sjell shpejt zorrët tek fyti, me atë mentalitet antidemokratik që ka, me idolatrin e një lideri që imiton Mao Ce Dunin, dhe mungesën e cdo gare brenda partisë. 

LDK dhe PDK janë ndarë gjatë 20 viteve pas debatesh të mëdha disa fraksione, ndërsa në “Vetvendosje” u ndanë sa fituan Prishtinën. Ajo ishte indikatori i mungesës së demokracisë dhe garave brenda partisë, i cili është një virus vdekjeprurës. “Vetvendosja” ka lindur e sëmurë në këtë pikë. Ndaj mos dëgjoni tumpanat e fitores së saj, por kambant e nevojës për ndryshim brenda vetes. “Vetvendosja” di të vetvritet më mirë se kushdo. 

Football news:

Juve director: Ronaldo's charisma and character help us. We believe in Pirlo, there are no specific expectations
Ødegaard is close to the rent in Sociedad. Ajax are also Interested in the Real Madrid midfielder
Ronaldo is being unnecessarily criticized. His partners, including Morata, are even worse. Ex-Inter player about the match with Juve
Koeman on Leonardo's words about Messi: When asked if I am Interested in Neymar or Mbappe, I would also say yes
The Pope met with Spezia and congratulated them on their victory over Roma: You won 4:2. In Argentina, we dance the tango, and this is music 2/4
The coach of the Mexican Tigres lit a cigarette during the game. He was suspended for one match
Arsenal approached Real Madrid regarding the lease of Edegra