Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në Pogradec. Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për “BalkanWeb” se një mjet ka përplasur një këmbësor në lagjen nr.2 të qytetit.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka marrë plagë të shumta, ndërsa është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb