VLORË

Fidel Caushaj ka rrëfyer për gazetarin Enrik Mehmeti, orët e tmerrit ndërsa në banesë 4 persona të veshur si policisë tentuan të grabisin. Ai thotë se autorët ishin të veshur si policë dhe se kur hynë në banesë iu prezantuan si policia e shtetit.

Çfarë ka ndodhur?

Erdhën për grabitje prap natën e dytë. Bën kontroll nuk gjetën gjë. Se cfarë bënë te shtëpia ata, unë nuk i kam, edhe sot akoma nuk e di.

Këna kanë qenë të maskuar?

Me jelek, me maska, me radio marrëse, me armë i kanë patur të gjitha me vete.

Ky stil, të veshur si policia e shtetit?

‘Policia e shtetit, uli duart poshtë’- më thanë. Të pajisur komplet si policisë. 18:30 ka qenë ora, sa erdhëm në shtëpi. I thash djalit erdhi një makinë, po dal të shikoj te porta. “Policia” më thanë.. Kështu vjen policia u thash dhe i shava.

Vëllai i Fidel Caushajt, Pronjo Caushaj, thotë se një ditë më parë të njëjtët persona tentuan të grabisin në shtëpinë e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb