TIRANË, 18 shtator/ATSH/  Në portin e Durrësit vijon puna për përpunimin e mallrave që vijnë në portin më të madh në vend.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se sot po përpunohet anija tregtare “CONTSHIP IVY”, nga e cila po shkarkohen 227 njësi kontejnerike me mallra të ndryshme, me peshë totale të ngarkesës së importit rreth 5 mijë tonë.

Anija ka lundruar nga Porti Bar (Mali i zi) dhe pas përpunimit në Portin e Durrësit do të vijojë më pas udhëtimin drejt Gioia Tauro(Itali).

Procesi i shkarkimit të kontejnerëve nga anija në kamionë po kryhet nga elektrovinçi portual në Terminalin e Kontejnerëve.

Sipas APD-së në port janë edhe 5 anije të tjera në përpunim me mallra të ndryshme.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që  transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.