Albania

Porti i ri turistik i Durrësit, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut/ Injekton 2 miliardë euro dhe ndryshon strukturën e industrisë së re të turizmit shqiptar

TIRANË, 16 prill/ATSH-Maela Marini/ Porti i ri turistik i Durrësit, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale “Emaar Group”, 2 miliardë euro dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të turizmit shqiptar.

Kështu u shpreh sot në prezantimin e masterplanit të portit të Durrësit, Kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se, “teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një epokë e re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë”.

“Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara e në plot vende të botës, do të ndryshojë thelbësisht ekonominë e qarkut të Durrësit, si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i portit të ri turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i portit të ri turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i portit të ri turistik të Shëngjinit”, tha Rama.

Durrësi, portë tregtare e Ballkanit, sipas tij, ka qenë një ide dhe ëndërr që e kemi ndarë gjithë jetën dhe sot është dita kur ne kalojmë nga ëndrra në realizimin e saj.

“Ka një fjalë shumë të bukur se, dallimin mes ëndrrës dhe realitetit e bën data e projektit. Midis ëndrrës sonë dhe realitetit sot kemi një projekt dhe afat. Ne kemi hyrë tanimë në rrugën e zbritjes së ëndrrës në tokë dhe transformimit të asaj që kemi ëndërruar në realitet të prekshëm. Njeriu që vjen këtu me këtë pëlhurë ku është vizatuar me imazhe ëndrra jonë nuk është dikush që ka shumë para, por çfarë e tregon këtu e ka bërë aty nga vjen, quhet Porti Turistik i Dubait, vendi që nga shkretëtirë u kthye në magnetin e botës. Nuk është një investitor që vjen të hedhë para këtu dhe ka një dëshirë, por e di shumë mirë që çdo euro që do hedhë këtu do shërbejë për të ndërtuar atë që pamë aty”, tha Rama.

Kjo, sipas tij, “është një garanci absolute se çfarë ju shihni në 3D, në 4, 5 ose 6 vjet do ta shohim para syve”.

“Do të jemi të ulur në ato shëtitore, në ato plazhe, do të shijojmë këtë spektakël të fuqisë së njeriut për ta bërë ëndrrën realitet. Kjo është një burim energjie për të gjithë zonën. Të gjitha këto do të rrezatojnë ekonomikisht te të gjithë ata që kanë ndërtuar hotele buzë bregut, që vazhdojnë të rezistojnë, dhe falë këtij porti të ri turistik vlera e gjithçkaje që ata kanë inevstuar do të rritet në mënyrë të jashtëzakonshme, siç do të rritet vlera e gjithë zonës, e gjithë pasurive të patundshme në Krujë deri në Shijak”, tha Rama.

Ai theksoi se “impakti do të jetë shumë përtej këtij qarku”.

Ky, tha Rama, “është një projekt, që me 2 miliardë euro të investuara, do të impaktojë strukturën e turizmit tonë”.

“Industria e turizmit tonë është e re dhe me këtë vepër do të hyjë në nivelin më të lartë”, tha Rama. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude