Albania

Pranimet në Akademinë e Sigurisë, hapen aplikimet pranë drejtorive të Policisë

TIRANË 28 shtator /ATSH-I.Vata/ Hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi 8.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit e cila njofton se aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë nisin sot dhe përfundojnë më 27 tetor 2021.

“Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, hapen aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, me mesatare mbi notën 8. Aplikimet fillojnë më datë 28.09.2021 dhe përfundojnë më datë 27.10.2021. Aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 50”, thuhet në njoftim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Mourinho is one of the candidates for the post of Newcastle coach. The Saudis believe that he will improve the image of the club
Sulscher on Rashford's social activities: Now he should prioritize football
The Prince of Cambodia refused to acquire Saint-Etienne
Dani Alves: If Barcelona thinks they need me, it's a matter of one call. I can still be useful
Lewandowski wants to move to Real Madrid. He will ask Bayern for a transfer (As)
Sarri about the calendar: Football is no longer a sport, but a show from which they are trying to squeeze as much money as possible
Calvert-Lewin is Arsenal's main target for the summer. Lacazette and Nketiah will leave for free