Albania

Privatizimi i kompleksit Partizani: Paditet në SPAK, Sali Berisha, Arben Imami dhe dhëndri i Berishës

Kreu Grupit parlamentar Socialist Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, që e disponon Top Channel,  për privatizimin e kompleksit Partizani e denoncuar që tetë vite më parë nga socialistët,  si një aferë e pastër korruptive e qeverisë Berisha.

Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.  Taulant Balla shpjegon përse tani ky kallëzim në SPAK.

“Fjala e dhënë nuk shkelet kurrë dhe qytetarëve shqiptarë qytetarëve të Tiranës prej vitit 2012 i kishim premtuar që çështjen e transferimit tek disa ish pronarë të cilët sipas vlerësimeve tona kanë problematika të lidhura me ligjin dhe falsifikimin e dokumentave zyrtare dhe përfshirjen e familjes Berisha të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi por të elementëve të shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm si vepra penale prej vitit 2012 e kemi ndjekur këtë çështje por këtë moment janë vërtetuar  të gjitha dyshimet tona sa kohë në një kompleks prej 17 kullash rezulton tashmë të jetë pronar i më shumë se 35% të vlerës të kësaj prone Jamarbër Malltezi tashmë i vërtetuar me shkresa e  dokumente zyrtare ne Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve”.

Në këtë kallëzim thuhet:

“Gjatë kohës që vijon procedura e privatizimit nga organet publike Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave, konstatohet se i kallëzuari Jamarbër Malltezi jo vetëm që bëhet përfaqësues  ligjor për të gjithë ish pronarët pronarët, por bëhet edhe garantues i marrëdhënies finale të përfitimit të të gjithë sipërfaqes si dhe të qëllimit të  realizimit të veprës.  Fakt i cili provohet me detyrimin e të gjithë ish pronarëve që ti japin këtij të fundit jo më pak se 5% të vlerës së kthyer duke provuar kështu garancinë 100% që Jamarbër Malltezi ka për përfitimin e kësaj sipërfaqe”.

Për të ilustruar këtë skandal të denoncuar tashmë në SPAK zoti Balla jep këto dy shifra.

“Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milion euro kjo është blere më pak se vlera e një garzonjere të shitur në atë zonë”. 

Muhamed Veliu

Football news:

Neymar has included Zlatan, Beckham, Buffon, Weah and seven Brazilians in the PSG legends squad
Greenwood is the youngest scorer of the goal against Liverpool for Manchester United after Rooney
Barcelona without Messi does not lose 12 matches in a row
Ronald Koeman: Barcelona played their 7th game away in a row. We are far behind Atletico, but we will fight
Arsenal, Leeds and Hertha are Interested in Draxler. PSG is ready to release him and Kerer
Barcelona is Interested in Bernat. The defender's contract with PSG expires in the summer
McKenney celebrated Bologna's Harry Potter-style goal with a magic wand in his hand