Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut kanë sekuestruar mijëra doza vaksinash false kundër COVID-19, si dhe janë bërë dhjetëra arrestime. BBC shkruan se në Kinë policia ka arrestuar 80 persona në një fabrikë, që prodhonte vaksina false të virusit. Brenda fabrikës, u gjetën 3.000 doza.

Tre shtetas kinezë dhe një me origjinë nga Zambia, janë arrestuar në një depo në Gauteng, në Afrikë të Jugut, pasi u zbulua se ata kishin falsifikuar 2.400 doza vaksinash. Për mes një deklarate, Interpol njoftoi se kontrollet janë zgjeruar për të gjetur sasi të tjera të rreme të vaksinave.

Lajmi i mirë sipas Interpol, është se vaksinat false të prodhuara, nuk ishin ekspozuar në shitje në internet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb