Albania

Profesorët në protestë para MASH-it, kërkojnë shkarkimin e u.d. drejtor, Fidanovski

Profesorët e Shkollës së Mesme të Artit në protestën e sotme kërkuan shkarkimin e u.d. drejtorit Filip Fidanovski. Duke shprehur revoltën e tyre për mënyrën e udhëheqjes së tij, ata e akuzuan Fidanovskin se ditën e të vdekurve e ka shpallur si ditë pune dhe pikërisht në këtë ditë ka organizuar provim. Thonë se disa herë u.d. drejtori e ka shkelur ligjin, kurse për këtë, siç pohojnë, Inspektorati Shtetëror i Arsimit hesht dhe nuk ndërmerr asgjë.

“Për veprimin më të madh kriminal që e bërë, e për të cilën është denoncuar në Policinë Financiare dhe Prokurorinë Publike Themelore është hapur procedurë. Ai në mënyrë të paligjshme e ka rritur rrogën e tij nga 33.000 në 42.000 denarë, përmes rritjes fiktive të numrit të paraleleve. Domethënë, shkolla jonë ka 8 paralele dhe gjithmonë ka pasur 8 paralele, por ai ka paraqitur sikur të ketë 50 dhe në këtë mënyrë ka manipuluar me marrëveshjen kolektive për arsim të mesëm”, tha profesori, Dimitar Filipovski.

“Kërkesat e tyre janë krejtësisht të pabaza dhe të pakompletuara. Sa i takon punës sime, ka institucione kompetente të cilat mund të konstatojnë nëse kam vepruar në mënyrë ligjore apo jo. Puna kryesore e kolegëve të mi është të vijnë në shkollë dhe të punojnë me nxënësit. Ne për momentin kemi Këshill të Mësimdhënësve, kurse ata nuk janë aty”, tha Filip Fidanovski.

Fidanovski paralajmëroi sanksione për arsimtarët që kanë dalë në protestë dhe mungojnë nga shkolla, duke shtuar se tubimin e tyre para Ministrisë së Arsimit nuk e kanë paraqitur. Nga Ministria thanë se sipas Ligjit për Arsim të Mesëm, iniciativa dhe procedura për shkarkimin e drejtorit është nën kompetencë të Bordit të shkollës. Për të gjitha çështjet e tjera përgjegjës është Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Mgid
Mgid

Football news:

Semin about the finals of the Russian Cup in different cities: We have super-modern stadiums built for the World Cup
Savin promised that Krasava will return money for tickets to fans in case of defeats in August
Chelsea made two offers to Inter for Lukaku
Ronaldo is ready to return to Real Madrid. Madrid wants to sign only Mbappe (As)
After 10 days, Russia is fifth in the Tokyo 2020 medal standings. A little more-and the UK will catch up with us
Former Liverpool and England player Downing has finished his career
Bardzagli about 18-year-old Mbappe: He ran at a speed of 3,000 miles per hour. I asked Paratici why Juve is not signing him yet