Albania

“Programi i Bashës u jep njerëzve sapunin për djathë”/ Ne bëmë që mësuesve, infermierëve, studentëve të mos u preket dinjiteti

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër tha se, “më 25 prill shqiptarët nuk do ta hanë sapunin për djathë, shqiptarët do të vendosin që të vazhdojmë të ngjitemi”.

“Këto ditë kemi parë një kalvar me makina që udhëtojnë nëpër Shqipëri si Rrapush Xhaferri. Nuk është i vështirë ta parafytyrosh kush është brenda aty, aty brenda janë ata që duan të rimarrin doganat. Janë ata që duan të rimarrin tatimet, janë ata që duan të marrin drejtoritë e shëndetësisë dhe arsimit. Janë ata që duan të rimarrin kudo plaçkën, plaçkën e humbur, plaçkën që hap pas hapi ne po ia kthejmë Shqipërisë, duke ndërtuar hap pas hapi një shtet të barabartë për shqiptarët”, – tha Rama.

“E kur them shtet të barabartë për shqiptarët, le të çohet një mësues, një nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, e të thotë se e ka merituar vendin e punës dhe ka ardhur deputeti apo ka ardhur ministri, apo ka ardhur partia tjetër dhe na ka larguar. Le të çohet një infermiere dhe të thotë se po pret të hyjë në punë, ndërkohë që spitali i Gjirokastrës është mbushur me bluza të bardha që nuk dinë të bëjnë as gjilpërën. Le të çohet një prind, qoftë çoban, qoftë arsimtar e qoftë kavalier, e qoftë sanitare dhe të thotë djali e vajza ime e meritonte të hynte në universitet, por ia zuri rrugën djali i ministrit apo vajza e një deputeti. Askush nuk mund të çohet, sepse ne bëmë që mësuesit, infermierët, nxënësit që shkojnë në universitet të mos mundet dot t’i prekë në dinjitetin e tyre dhe sot jam shumë krenar që falë PS, që vajza e djali i një fermeri në fund të Dropullit, nëse e meriton shkon me kokën lart dhe ulet aty ku i takon në auditorin e Mjekësisë dhe nuk ka djalë politikani apo të pasuri që i zë vendin”, – u shpreh Rama. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude